• |
ide | kryesore

Takimi Haradinaj-Merkel, zbardhet agjenda e diskutimeve

Planet



Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka nisur vizitën e tij zyrtare njëditore në Berlin, ku do të zhvillojë një takim me kancelaren gjermane, Angela Merkel. Ashtu sikurse ka deklaruar Haradinaj, takimi ka për qëllim thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe.

“Bashkëpunimi i bazuar në besim është i domosdoshëm në rrugëtimin e Kosovës për zhvillim ekonomik, integrime evropiane dhe në fushën e sigurisë. Gjermania vazhdon të jetë një ndër partnerët kryesorë të Kosovës dhe përkrahja e tyre është jetike në arritjen e objektivave tona të përbashkëta”, është shprehur Haradinaj për mediat në paraprirje të vizitës së tij në Gjermani.

Krahas kancelares Merkel, Haradinaj pritet të takojë edhe kryetarin e Bundestagut, Wolfgang Schauble, si edhe deputetë të të gjitha grupeve parlamentare. Në agjendën e vizitës është parashikuar edhe pjesëmarrja e tij në konferencën “Takimet ndërkombëtare” dhe në lutjet e mëngjesit në Berlin.

Sipas një artikulli të publikuar nga prestigjozja gjermane “Deutche Welle”,  Merkel do të shtrojë në tryezën e bisedimeve çështjen taksës prej 100 % ndaj mallrave me origjinë serbe, për t’i kërkuar Haradinajt pezullimin e kësaj mase me synim normalizimin e marrëdhënieve dhe rivendosjen e dialogut me Serbinë.

Ndërkaq, Haradinaj ka shprehur në vazhdimësi vendosmërinë për mbajtjen në fuqi të taksës deri në njohjen reciproke me Serbinë

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *