• |
ide | kryesore

CR7 kampion edhe jashtë fushe: ndalon autobusin, bën foto me djaloshin me leucemi

Sport, Video



Kampionët e mëdhendallohen edhe nga veprimet jashtë fushës së futbollit dhe në këtë pikë vështirë se Cristiano Ronaldo ka rivalë. Fenomeni portugez është trishtuar kur ka parë nga dritarja e autobusit, një fëmijë të sëmurë që mbante një poster, me një kërkesë speciale për CR7: “Cristiano më jep një përqafim”.

Eduardo Moreira preku zemrën e Ronaldos që ndaloi menjëherë autobusin, duke e ftuar djaloshin në autobus për të bërë foto me të.Kombëtarja portugeze ishte rrugës për në stadium për të zhvilluar stërvitjen e fundit para finales në Ligën e Kombeve kundër Holandës në Estadio do Dragao në Porto.

Eduardo Moreira, djaloshi i sëmurë nga leucemia me të cilën lufton prej 10 vjetësh, është një tifoz i madh i Cristiano Ronaldos, por tani ka një kujtim të paharrueshëm për të mbajtur me vete: atë me kampionin e tij, që ëndërrën ia bëri realitet.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *