• |
ide | kryesore

Rritet numri i azilkërkuesve në vendet e BE, shqiptarët pas venezuelanëve dhe kolumbianëve

Lajme



Sipas të dhënave të publikuara nga Autoriteti Europian i Azilit, EASO, numri i azilkërkuesve të rinj në vendet anëtare të Bashkimit Evropian, është rritur ndjeshëm në katër muajt e parë të vitit 2019. Shifrat e përpiluara nga EASO tregojnë se deri në muajin maj, janë regjistruar 206.500 kërkesa për azil, krahasuar me 179.000 të tilla në të njëjtën periudhë kohore në vitin e kaluar.

Mendohet se arsyeja për rritjen e vrullshme të azilkërkuesve është kriza politike dhe ekonomike në Venezuelë. Në të njëjtën kohë është rritur numri i kërkesave për azil nga disa shtete, mes të cilëve dominojnë Kolumbia, Shqipëria dhe Gjeorgjia.

Venezuela e goditur rëndë nga kriza ekonomike renditej në muajin mars mes Sirisë dhe Afganistanit, si një ndër vendet kryesore të origjinës së azilkërkuesve. Sipas raportimit të gazetës së tretë më të madhe në Gjermani, “Funkemedien- Gruppe”, numri i azilkërkuesve nga Venezuela është rritur me 121% në katër muajt e këtij viti.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *