• |
ide | kryesore

Vorë/ 30-vjeçari me të shkuar kriminale lëvizte me armë, arrestohet nga policia

Lajme, Të fundit



Arrestohet nga Policia në Vorë një 30-vjeçar me të kaluar kriminale. Shtetasi Ergest Hoxha, banues në Vorë u arrestua në kuadër të operacionit të koduar “Mesnata”.  Ai rezulton i dënuar më parë me 6 vite burg.

Hoxha ishte ekstraduar nga Kroacia për veprën penale “Trafikim i narkotikëve”, ndërsa ishte proceduar edhe për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”.  Arrestimi i tij u bë pasi u konstatua se ai lëvizte me armë në brez.

Gjatë aksionit për arrestimin e 30-vjeçarit, në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një armë zjarri pistoletë dhe një krëhër me 7 fishekë.



1 Comment

  1. Ku qendron habia? Keu te gjithe soji i tyre bredhin me nga 2 – 3 gpoe .Kontrollojani makinat , vetem ndonje cudi qe te mos jene te armatosur .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *