• |
ide | kryesore

Zbulohet vendimi i Këshillit Kombëtar të PD-së: S’ka zgjedhje në 30 qershor

Lajme, Të fundit



Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike të Shqipërisë që u mblodh pasditen e së martës mori një sërë vendimesh të rëndësishme. Mësohet se në mbledhje është hartuar një rezolutë sipas së cilës është provuar para shqiptarëve dhe mbarë botës se qeveria është produkt i vjedhjes së zgjedhjeve në bashkëpunim me krimin e organizuar, siç dëshmojnë dosjet në Prokurori dhe përgjimet e bëra publike në median ndërkombëtare, të cilat vërtetojnë krimin elektoral, si dhe marrëveshjen para dhe pas elektorale, midis drejtuesve të lartë të Partisë Socialiste dhe grupeve më të rrezikshme kriminale në vend.

Në rezolutë thuhet se Edi Rama po rrezikon seriozisht stabilitetin demokratik të vendit dhe themelet e demokracisë, duke tentuar, së fundmi, organizimin e një grushti shteti ndaj zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, nëpërmjet vijimit të një farse elektorale, që synon marrjen me dhunë të pushtetit dhe eliminimin e pluralizimit politik.

Sipas PD-së, Edi Rama ka asgjësuar Gjykatën Kushtetuese, ka asgjësuar Gjykatën e Lartë, ka asgjësuar Prokurorin e Përgjithshëm, ka marrë nën kontroll organet e reja të drejtësisë, përdor si instrumente politikë kundër kundërshtarëve politikë dhe qytetarëve të lirë e të ndershëm Policinë dhe Shërbimin Informativ, përdor si kamikazë kundër zgjedhjeve të lira e të ndershme anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Për PD-në, qeveria e dalë nga zgjedhje të deformuara dhe të diktuara nga bashkëpunimi me krimin e organizuar, ka krijuar një situatë të paprecedentë të krizës ekonomike, emigracionit masiv kombëtar dhe gjendje katastrofale të mjerimit social.

Së fundmi vlerësohet se qeverisja ka degraduar në nivele të paprecedent korrupsioni, me grabitje qindra milionë euro nga paratë e qytetarëve, me koncesione dhe vepra korruptive, si Kullat tek “Teatri Kombëtar”, Unaza e Re, rruga Milot-Balldren, rruga Orikum-Dukat, rruga e Arbrit, koncesionet në shëndetësi, inceneratorë etj.

Opozita angazhohet edhe një herë të mos lejojë përveç zgjedhjeve të lira asnjë farsë elektorale, të organizuar nga Edi Rama.

“Përmes përshkallëzimit të aksionit opozitar, Partia Demokratike e Shqipërisë angazhohet të pamundësojë mbajtjen e zgjedhjeve fasadë, të diktuara nga pakti i Edi Ramës me krimin e organizuar dhe paratë e pista të tyre, shkatërrimtare për demokracinë dhe zgjedhjet e lira” – thuhet në vendim.

“Kizën e rëndë politike në vend, që nuk mundëson standardet demokratike minimale për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Situatën e re politike të krijuar pas anulimit kushtetues të datës së zgjedhjeve lokale në vend, dhe qëndrimin e Edi Ramës se do të shkojë në zgjedhje pavarësisht këtij fakti” = thuhet në vendimin e PD-së.

Në këtë situatë Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike vendosi formimin e Aleancës Qytetare për Mbrojtjen e Demokracisë në nivel kombëtar dhe në nivel lokal, si një bashkim qytetar dhe intelektual, që do të ndërgjegjësojë qytetarët për rrezikun që i kanoset demokracisë në vend, si dhe do të angazhohet për marrjen e të gjitha masave për të mbrojtur rendin demokratik dhe kushtetues.

“Aleanca Qytetare për Mbrojtjen e Demokracisë do të angazhohet gjithashtu, që, përmes një dialogu gjithëpërfshirës kombëtar, të hartojë një platformë të ndryshimeve të thella politike, kushtetuese dhe zgjedhore për t’i dhënë fund, përgjithmonë, modelit kriminalo-autokratik të Edi Ramës, që përqendroi të gjitha pushtetin dhe pasuritë e vendit në një grusht pushtetarësh të korruptuar, oligarkësh grabitqarë dhe bandash mafioze, me qëllim që të vendosë standardet europiane të demokracisë, shtetit të së drejtës, lirive ekonomike e mundësive për të gjithë dhe mbështetjes sociale për shtresat në nevojë.

Degët e Partisë Demokratike në bashkëpunim me partitë e tjera të Opozitës së Bashkuar, janë përgjegjëse që, brenda datës 15 Qershor 2019, të formojnë Aleancat Qytetare për Mbrojtjen e Demokracisë në nivel lokal, në 61 bashkitë e vendit. Ato duhet të fillojnë menjëherë procesin e ndërgjegjësimit të qytetarëve për rrezikun që i kanoset demokracisë në vend,si dhe planin e masave që duhet të ndërmerren nё terren për të mbrojtur rendin demokratik dhe kushtetues.

Degët e Partisë Demokratike të fillojnë menjëherë procesin e kontaktimit të intelektualëve, pedagogëve, studentëve, shoqërisë civile, sipërmarrjes dhe faktorëve të tjerë ekonomiko-socialë në zonat e tyre, për t’i ftuar që të bëhen pjesë e Aleancës në nivel bashkiak” – thuhet në vendimin e PD-së.



8 Comments

  1. do krijoje grupet paramilitare ky qyqar. bashke me ta do shkoje ne burgun me te zi. askush si pengon shqiptaret te ishtrojne te drejten e votes ASKUSH

    1. Sigurisht që shqiptarëz e ndershëm askush nuk mund ti mdalojë që të shkojnë për të zgjedhur ata që ju pëlqejnë atyre, ama banditëve e kriminelëve që kërcënojnë zgjedhësit e ju vënë koburen në kokë , ose votoni për Edi Ramën ose do tju zhdukim megjithë familje, ju duhet treguar vendi që e meritojnë, burgu.

  2. Kryetari I bandave pe zgjedhjet I zgjedhur unanimisht Agron kulicaj dhe zv muli keta do bejne te mundur me stervitje keta bandite qe me trimerite e tyre te njohura nga salihu nuk do lejojne te behen zgjedhje

  3. Kaq të neveritshëm e ka bërë mbiemrin e tij kryeministri, saqë “populli socialist” edhe kur do medemek të shajë Berishën, e përmend me emrin e atësisë “Sali Ramë Berisha”, ndonëse babain e Berishës nuk e njeh veç fshati i tij

  4. Ke te drejte se babai biologjik eshte karaxhici dhe jo ram,keshtu te gjithe duhet ta quajne salih karaxhic berisha,je dakort keshtu o byhlepires I salihut

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *