• |
ide | kryesore

Ambasadori amerikan në Serbi: Të vihet drejtësi për 75 kosovarët e vrarë

Lajme



Ambasadori amerikan në Beograd, Kyle Scott ka përkujtuar gjetjen e 75 trupave të qytetarëve kosovarë në varrezën masive në Petrovo Selë. Scott shkruan në profilin e tij në “Twitter” se në mesin e viktimave ishin edhe 3 vëllezërit Bytyçi.

“Në këtë datë të vitit 2001, në një varrezë masive janë zbuluar trupat e 75 kosovarëve në Petrovo Selo. Në mesin e të vdekurve ishin edhe 3 shtetas amerikanë, vëllezërit Bytyçi. Edhe më tutje, askush nuk është dënuar për këtë vrasje të jashtëligjshme. #Drejtësipërtëgjithaviktimat””, shkruan ai.

Ambasadori amerikan aktual në Serbi shpesh herë ka bërë thirrje që drejtësia serbe të dënojë krimet e luftës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *