• |
ide | kryesore

Lamtumirë Albiol: Napoli kërkon zëvendësuesin…

Sport



Këtë herë merkato e zakonshme verore do të mund të përfundojë me lamtumirë. Raul Albiol për vitin e tretë rresht është i tunduar të kthehet në atdhe, tek Villareal, dy hapa larg shtëpisë, por këtë herë është praktikisht i orientuar t’i thotë “PO” një propozimi trevjeçar, pasi verën e kaluar vendosi të qëndrojë edhe një vit, me këmbënguljen e Carlo Ancelotti dhe pas rinovimit me përmirësimin e pagesës të propozuar nga klubi. Në këto rrethana spanjolli tashmë duket se e ka forcuar paktin për të ikur menjëherë dhe pa shumë diskutime në këtë verë: kështu shpjegohet klauzola vetëm prej 4 milion euro që tani mbrojtësi tenton ta shfrytëzojë brenda fundit të muajit.

Humbje e rëndësishme për Napolin dhe për Carlo Ancelotti që shumë herë ka nënvizuar se rënia e skuadrës në fazën e dytë të kampionatit, ka qenë e lidhur paralelisht me mungesën e Albiol për shkak të dëmtimit. Klubi nuk do ta trajtojë si një rrufe në qiell të hapur dhe, jo rastësisht, janë shtuar tashmë kontaktet me Mino Raiola për Manolas, që nga ana e tij mund të lirohet me një klauzolë prej 36 milion euro, por pengesa është rritur nga kërkesat e larta për pagën. Me Raiola në fakt Napoli do të bëjë një diskutim më të gjerë duke pasur dhe prokurën e Insigne dhe mbi të gjitha të Lozanos, shumë pranë napoletanëve, pas tentativës së fundit për të marrë lojtarin.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *