• |
ide | kryesore

Al-Khelaifi kërcënon Neymar: “Nuk dua sjellje prej superstari…përndryshe lamtumirë”

Sport



Nasser Al-Khelaifi paralajmëron Paris Saint Germain, sezonin e ardhshëm duhet të ndryshojnë shumë gjëra: “Lojtarët duhet të marrin përgjegjësitë e tyre, nuk janë këtu për tu zbavitur por për të punuar më shumë. Nuk do të pranoj sjellje prej superstari. E nëse dikush nuk është dakord, dyert janë të hapura: lamtumirë!”. Presidenti parisien, edhe pse pa përmendur ndonjë në vecanti, duket se i referohet Neymar sidomos në pjesën kur flet për sjellje të ekzagjeruara.

Thirrja e Al-Khelaifi me shumë mundësi duhet parë në optikën Champions League ku prej shumë kohësh, pritshmëritë e mëdha, të lindura nga investimet e mëdha, kanë qenë zhgënjyese. Ndoshta zgjedhja për të lënë të lirë para kohe Antero Henrique për Leonardo i takon këtij këndvështrimi: “E kuptova se duhej ndryshuar dicka, përndryshe nuk do të shkonim askund. Leo do të ketë fuqi të plota, kam besim tek ai” ka thënë Al Khelaifi për France Football.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *