• |
ide | kryesore

15 milionë për një sulmues të dëmtuar: Atalanta bën goditjen e parë për Champions

Sport



Atalanta e ka marrë seriozisht prezantimin në Champions League, duke prezantuar goditjen e parë, edhe pse kjo do të shkaktojë jo pak polemika: Luis Muriel, sulmuesi në pronësi të Sevilla që sapo është kthyer nga huazimi tek Fiorentina, është sulmuesi i ri për Gasperini në Europë. Zikaltrit do të paguajnë 15 milionë euro plus bonus në arkat e spanjollëve, për një kërkesëq aq të fortë të bërë nga tekniku Gasperini, që kaloi përtej dëmtimit të pësuar nga Muriel me Kolumbinë vetëm dy ditë më parë: lesion në ligamentin kolateral të gjurit të majtë, që do ta mbajë jashtë një muaj e gjysëm.

Në ditët e shkuara prokuratori Lucci kishte gjetur akordin me Atalanta, por vetëm në orët e fundit u arrit mirëkuptimi mes klubeve për transferimin përfundimtar. Një blerje që nuk duhet ti shqetësojë tifozët atalantinë për Zapata ose Ilicic: shoqëria e Percassi e ka seriozisht në prag të debutimit në Champions, duke bërë të qartë se do të qendrojë të gjithë sulmuesit për të patur një organikë të denjë për kompeticionin.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *