• |
ide | kryesore

De Ligt i dyti më i paguar në Serie A? Aq i ofrohen El Shaarawy në Kinë

Sport



Ofertë tronditëse, që nuk mund të lërë askënd indiferent. Stephan El Shaarawy është tashmë në tentacion të plotë: Shanghai Shenhua, klubi kinez, i ka propozuar një kontratë prej 12 milionë në sezon. Pasi kanë marrë refuzimin e Ivan Perisic, kinezët tani po provojnë lojtarin e përfaqësues italiane. Me një pagesë prej ylli të vërtetë, që Roma nuk mund tia garantojë e me të cilin Mathijs De Ligt (nëse pranon ofertën e Juventus) bëhet i dyti më i paguar në Serie A.

Verdhekuqtë kërkojnë 20 milionë për kartonin e El Shaarawy, cmim krejtësisht i përballueshëm për klubin e pasur aziatik. Por më shumë se tratativa mes dy klubeve, i rëndësishëm është vullneti i lojtarit, që është vetëm 26 vjec e në sezonin e fundit ka qenë ndër më të spikaturit me 11 gola e shumë përfaqësime pozitive.

Ardhja e teknikut të ri, Paulo Fonseca, mund të jetë një stimul më shumë për Faraonin, që mund të kthehet ende ndër protagonistët e futbollit italian, duke fituar edhe një vend në Europianin e ardhshëm. Duke pranuar transferimin në Kinë, natyrisht, gjërat në këtë drejtim do të ishin të komplikuara, në mos të pamundura.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *