• |
ide | kryesore

Basha për shkarkimin e Zef Hilajt: Akt kriminal për të mbrojtur pushtetin

Lajme, Të fundit



Pas shkarkimit të kryebashkiakut të Vaut të Dejës, Zef Hilës, ka reaguar kryetari i PD, Lulzim Basha.

Basha shprehet se nuk ka patur asnjë arsye për shkarkimin e Hilës. Sipas tij, kjo është një hakmarrje personale politike.

“Edi Rama ka shkarkuar sot Zef Hilën kryebashkiakun e Vaut të Dejës.
Është hakmarrje personale politike, kundër një përfaqësuesi të ligjshëm, të denjë të njerëzve.
Është vendim personal i Edi Ramës që përdor Këshillin e Ministrave si fasadë, dhe mercenarin Sandër Lleshi, një njeri i pa zgjedhur, i pa votuar, pa asnjë përfaqësim, për ta ndërsyer kundër njerëzve dhe opozitës.
Nuk ka asnjë motiv dhe nuk ka asnjë arsye për shkakrimin e tij. Zef Hila nuk ka qenë as fizikisht dhe në asnjë mënyrë tjetër i përfshirë në incidentin e djeshëm në Vaun e Dejës.
Shkarkimi është një akti kriminal i një autokrati të kriminalizuar që tani po përdor forcën e pushtetit vetëm për të mbrojtur bashkësundimin e tij me krimin”, shprehet Basha.



2 Comments

  1. 9 tubime per asgje.
    Kot mundohesh.
    Rama ta ka gjetur anen.
    Nuk zbritet nga kali me fjalime.
    Ata qe te shtyne per djegjen e mandateve tani po ta fusin.
    Rama lojtar shahu leviz parate dhe fiton lojen vetem me ushtare.
    Populli opozitar po habitet per kete lloj loje.
    Paska zgjedhje ne 30 kur ti u lodhe se nuk ka shanse te kete. Edhe pseudo kushtetuse do blihet nga Rama. Shqipetaret jane te shitur ne gen prandaj nuk behet ky vend. Tung.

  2. Ke byth dili per zot o loqe qe kurr nuk u poqe,co trimin e maleve cunin e fahri balliut se ka humb fare keto kohe

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *