• |
ide | kryesore

FOTO/ Insigne shndërrohet në… gjigant: modifikimet e Napolit e bëjnë kapitenin shtatlartë sa Milik e Koulibaly

Sport



Ka modifikime formacioni, moduli.. por ka edhe modifikime imazh. Kjo e fundit duhet të ketë qenë arsye e transformimit të Lorenzo Insigne në një gjigant të vërtetë, në foton e prezantimit të fanellave të reja të Napolit për sezonin 2019-20.

Napoli ka prezantuar Kombat 2020, fanellën e zgjedhur për sezonin e ardhshëm, duke zgjedhur si imazh Fabian Ruiz, Milik, Zielinski, Koulibaly e Insigne. Ajo që nuk ka kaluar pa vëmendje, janë dimensionet e kapitenit napoletan: në foto, sulmuesi (163 cm) duket më i lartë se Zielinski (177 cm) e pak më i shkurtër se Fabian (189 cm), qendërsulmuesi polak (186 cm) e mbrojtësi (195 cm). Një rregullim grafik zbavitës për një lojtar gjithnjë në lartësinë e situatës…edhe në foto.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *