• |
ide | kryesore

Ceballos i thotë ‘po’ Milan: huazim dyvjeçar e të drejtë riblerje për Real Madrid

Sport



Përjashtimi nga Europa League i sezonit të ardhshëm i ka dhënë tjetër ritëm merkatos së Milan, që ndërsa mendon për shitjen e Donnarumma, Biglia e (ndoshta) Kessie, po punon fort në merkaton hyrëse: Theo Hernandez është tashmë një hap larg, por edhe Dani Ceballos është në rrugën e tij drejt Milanos. Mesfushori i ri spanjoll i Real Madrid ka rrëfyer se dëshiron të largohet nga Madrid, për të luajtur titullar e tashmë Milan e blancos po studiojnë formulën më të mirë për të gjetur akordin.

Klubi kuqezi i ka ofruar një huazim dy vjecar (mes 5 e 8 milionëve) me të drejtën e blerjes të fiksuar për një shifër mes 32 e 35 milionë. Real në fakt kërkon të ketë në akord të drejtën e riblerjes (për një shifër superiore ndaj 40 milionëve), ashtu si veproi me shitjen e Morata tek Juventus vite më parë.

Palët duken fare pranë, aq sa tratativa mund të mbyllet në pak ditë: në mbrëmje në Udine, mesfushori Ceballos do të zbresë në fushë me Spanjën U21 për finalen e Europianit kundër Gjermanisë, e pas saj është i lirë të firmosë me kuqezinjtë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *