• |
ide | kryesore

Përfundon takimi i Bashës me kryebashkiakët e PD-së: Nuk dalim nga zyra, është vendimi i 85% të shqiptarëve

Lajme, Të fundit



Ka përfunduar takimi i kreut të PD-së Lulzim Basha me kryetarët e bashkive të djathta në selinë e PD-së. Në mbyllje të këtij takimi pati një peonopncim të shkurtër të kryebashkiakut të Kamzës Xhelal Mziu, i cili deklaroi duke ecur se nuk do ta lëshojë zyrën e tij për zgjedhje farsë.

“Nuk e lëshoj zyrën time për zgjedhje farsë”,-tha Mziu.

Ndërsa kryebashkiaku i Mallakastrës Agron Kapllanaj gjatë prononcimit të tij theksoi se opozita ka vendosur moslirimin e zyrave për shkak se zgjedhjet e 30 Qershorit sipas tij ishin nul dhe të jashtëligjshme.

“Ne do ta lirojmë zyrën kur të vijë pasardhësi ynë që të jetë zgjedhur në bazë të Kushtetutës, kur të ketë zgjedhje dhe jo votime. Ky është një vendim i marrë nga opozita dhe nga ne. Diskutuam edhe për protestat së shpejti do të informoheni edhe për datën”,-tha Kapllanaj.



5 Comments

  1. ah keta jane nastradina fare.
    Vendimi i 85% i shqiptareve qe keta te mos dalin nga zyrat.

    Jo se nuk duan te dalin nga zyrat, por keta 85% e shqiptareve i detyron te qendroje ne zyra.

    ahahaha . Jane pjerdhur fare.

  2. Ne per popullin mendojme dhe atij i bindemi. Populli vendosi qe ne mos dalim nga zyrat dhe ne do ta zbatojme vendimin e tij.

  3. po plaku ja ka lene zyren xhelal mziut qe sdo dali… per leckash ne kokerr te burgut nese nuk respektojne vendimin e sovranit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *