• |
ide | kryesore

Qeveria miraton draft-ligjin për mediat online, Rama kërkon të censurojë portalet

Lajme, Të fundit
qeveria, vizat, kazakistan, marreveshje



Qeveria ka miratuar sot draftin që synon të formalizojë dhe rregullojë mediat online, e njohur ndryshe edhe si “paketa anti-shpifje”. Lajmin e ka bërë me dije ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, e cila tha në një deklaratë për media se kjo paketë nuk e cënon fjalën e lirë.

Opozita e ka quajtur këtë paketë si tentativë e qeverisë Rama për të instaluar censurën në mediat online.

Sipas kësaj pakete, portalet online duhet të regjistrohen si person juridik ose fizik të tatueshëm në regjistrin e ofruesve të publikimeve elektronike dhe ofron shërbime të publikimit elektronik.

Çdo portal është i detyruar që të sigurojë që publikimet të shfaqen në një mënyrë të vërtetë, të paanshme dhe objektive. Portalet duhet të marrin masa për mospërdorimin e publikimeve për qëllime kriminale. Gjithashtu, publikimet nuk duhet të cenojnë dinjitetin dhe të drejtat themelore të njeriut.

Në rast të shkeljes së ndonjë nga pikave që parashikon kjo paketë, pronarët e portaleve do të dënohen me gjobë deri në mbylljen e portalit.



4 Comments

  1. Po ertv do regjistrohet apo ky tv nuk ben shpifje ky tv ben shfaqje te puneve te shpifura te bablok KARIzmatikut ne lidhje me ppp e rrjepjes se djerses se ketij populli qe me 30 qershor ju ngrit me dhalle.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *