• |
ide | kryesore

Video/ Lojtari më i shtrenjtë i të gjitha kohërave: Atletico Madrid prezanton, me stil, Joao Felix

Sport, Video



Talent i pastër. Atletico Madrid prezanton blerjen më të shtrenjtë të historisë së klubit me stilin e duhur, me një hashtag elokuent e një video emocionuese në të cilën shihet një djalosh të përshkojë korridoret e shkallët e Museo del Prado e të admirojë kryeveprat e Francisco Goya e në fund të kthehet e të buzëqeshë. Natyrisht, ai djalë është Joao Felix.

Ishte një ditë e mbushur me ëndërra për tifozët e Atletico: klubi zyrtarizoi blerjen e Felipe, 20 milionë, nga Porto; pasdite ishte radha e Hector Herrera, që erdhi me parametër zero pas gjashtë sezonesh tek Porto; e në fund, në mbrëmje ishte goditja më sensacionale. Joao Felix, fantazisti portugez 19 vjecar që shkëlqeu me Benfica, është paguar 126 milionë, kosto e klauzolës zgjidhëse të kontratës. Një bast guximtar, por talenti, si shkruhet në hashtag, nuk i mungon. Përkundrazi.

Joao Felix ka firmosur një kontratë deri në 2024 prej 3,5 milionë në sezon. Në të parin vit si titullar, tek Benfica, ka shënuar 15 gola në kampionat e 3 në Europa League duke luajtur shpesh si sulmues i dytë, ayty ku me shumë mundësi do ta rreshtojë edhe Simeone. Por do të ketë detyrën të bëjë të harrohet Griezmann.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *