• |
ide | kryesore

Robert Berisha flet për këngën e re, ‘Nuk i dedikohet Norës’

Paparazzi, Slider



Robert Berisha së fundmi ka hedhur në tregun muzikor këngën e tij më të re ‘S’të njoh më’.

Por kjo këngë e Robertit është përkthyer si një mesazh drejtuar gruas së tij Nora Istrefi nga fansat e tij. Për të folur në lidhje me këtë thashethem dhe për projekte të tjera të tij Robert Berisha ishte i thirrur në emsionin e mëngjësit ‘Wake up’. Roberti tha se kënga e tij më e fundit” S’të njoh më” nuk i është dedikuar asnjë njeriu, aq më tepër bashkëshortes së tij, Norës. “Ne këngëtarët e muzikës popullore nuk i shkruajmë këngët për vete. Asnjë këngë deri tani nuk ia kam kushtuar vetes apo dikujt”.

Kur moderatorja i tha që ai e njeh Norën shumë mirë dhe s’ka kështu deklaratash për të, Roberti u shpreh:

“Çfarë do që të ndodhë, Nora do mbetet nëna e vajzës sime dhe do e njoh gjithë jetën. S’besoj që do nxjerr ndonjë këngë të tillë”, u shpreh këngëtari.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *