• |
ide | kryesore

Protestë kundër ndërtimit të HEC-eve

Lajme, Të fundit



Anëtarë të shoqërisë civile dhe qytetarë kanë protestuar sot përpara Kryeministrisë, kundër ndërtimit të hidrocentralëve në lumenjtë e vendit.

Protestuesit mbanin në duar pankarta ku bëhej thirrje kundër ndertimit te HEC-eve, si “uji është jetë mos na e merrni”, apo “Ndal HEC-et në Valbonë”.  Protestuesit u shprehën se me ndërtimin e këtyre HEC-eve, shumë njerëz rrezikojnë të humbasin shtëpitë e tyre, tokat bujqësore e ujin e pijshëm. Protesta të ngjashme janë parashikuar të organizohen në të gjithë Ballkanin deri më 16 korrik.

“Askush nuk na ka pyetur për mendimin tonë, nuk do të lejojmë ndërtimin e HEC-eve në vendin tonë”, shprehet një prej protestuesve.

“Kemi bërë protesta në fshatra, dhe askush nuk na ka dëgjuar, ne ju themi mjaft këtyre lubive, që kërkojnë të na thajnë lumenjtë dhe të na lënë pa jetë”, shprehet një tjetër prej protestuesve.

Ata thonë se ndaj natyrës po kryhet një genocid i pallogaritshëm, pasojat e të cilit do t’i vuajnë për shumë vite brezat e ardhshëm.



1 Comment

  1. RAMA DO VRA ME BUKE NE GOJE , POR BERISHA DO VAR NE ÇENGEL PER KETE MASKARALLEK QE I BERI ASAJ ZONE . 0000000000000 HIDROCENTRALE NE VALBONE DHE VJOSE

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *