• |
ide | kryesore

Real Madrid nuk grumbullon James Rodriguez: kolumbiani drejt Napolit

Sport



Real Madrid nuk e ka grumbulluar James Rodriguez në prag të turneut veror që do të zhvillojë në Kanada dhe, me lojtarin kolumbian që është prej javësh në qendër të merkatos, ky është indikacioni sinjifikativ se numri 10 është një hap larg klubit të tij të ri.

Pas huazimit tek Bayern Munchen, Rodriguez e kishte të qartë se mungesa e ushtrimit të të drejtës së blerjes nga bavarezët nuk do ti jepte hapësirë të re në Madrid, me Real të orientuar menjëherë për ti gjetur sulmuesit një sistemim. E tani kolumbiani është një hap larg për t’u bërë me të gjitha efektet një lojtar i ri i Napolit.

Zinedine Zidane nuk e ka grumbulluar James për turneun ndërkombëtar që skuadra spanjolle do të zhvillojë në ditët e ardhshme në Kanada, duke konfirmuar statusin e lojtarit, që në këto kushte, është pranë shitjes, aq sa në orët në vazhdim situata mund të zhbllokohet përfundimisht. Sipas njoftimeve që vijnë, kalimi i tij tek Napoli është me të vërtetë një gjë e kryer: drejtuesit e klubit me menaxherët e kolumbianit janë në punë për të mbyllur përfundimisht operacionin e merkatos, që do ti jepte teknikut Carlo Ancelotti kampionin e dëshiruar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *