• |
ide | kryesore

Futbolli nuk njeh moshë: njihuni më dyshen më të vjetër në histori… 93 vjeçare

Sport



Nuk ka dyshime: tek Yokohama FC, klubi i divizionit të dytë në Japoni, eksperienca në fushë nuk do të mungojë. Përkundrazi. Lajmi është se Shunsuke Nakamura, ish-lojtari i Reggina (nga 2002 në 2005: 80 prezenca e 11 gola për të) e ish-Celtic, ka firmosur një kontratë një vjecare me kubin. Kështu, të luash futbolli ende, në moshën 41 vjecare, është sigurisht shumë. Por ka ende.

Sepse Nakamura nuk është as më i vjetri i skuadrës. Ka kush e kalon dhe ndjeshëm. Kazuyoshi Miura, ish-lojtari i Genoa, është sulmuesi tjetër i skuadrës dhe gëzon 52 pranvera. Eshtë ai lojtari më i vjetër i gjithë kohërave që do të zbresë në fushë për një ndeshje profesioniste. Në janar ka firmosur rinovimin e kontratës me Yokohama: në këtë sezon (i 34 në karrierë) ka koleksionuar dy prezenca. Nëse Miura e Nakamura do të zbresin në fushë së bashku, do të stabilizojnë një tjetër rekord: dyshja e sulmit me moshën më të madhe në botë – 93 vjecare!



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *