• |
ide | kryesore

I pashtershmi Miura, nga debutimi në 1986 te rinovimi me Oliveirense deri në 2024

-Instant, Sport
Miura



Kazuyoshi Miura rinovon me Oliveirense, klubi portugez i Segunda, deri në vitin 2024. Do të dukej si një lajm i zakonshëm, vetëm se japonezi ka lindur në vitin 1967: është 56 vjeç. Ai është futbollisti më i vjetër profesionist ndonjëherë e karriera e tij është globale. Debutimi në Brazil në 1986, aventura në Itali, Japoni, Kroaci, Australi dhe në fund Portugalia.

KARRIERA GLOBALE

Për të dhënë një ide se sa e pabesueshme është karriera e japonezit Miura, duhen disa ngjarje që e kanë karakterizuar. Më 5 shtator 1994, kur ai luante për Genoa, doli nga fusha i dëmtuar në një ndeshje ndaj Milan. Japonezi mori një goditje të dhunshme në një përplasje kokë më kokë me Franco Baresi. Madje, aventura e tij nëpër botë ka nisur që në vitin 1982, kur ai vendosi të nisej plotësisht vetëm për në Brazil, vetëm 15 vjeç. Në moshën 19-vjeçare erdhi debutimi me Santos që disa vite më parë ishte i Pele. Ai kthehet në Japoni, më pas shkoi te Genoa e profesor Franco Scoglio, i cili fillimisht e pa me mosbesim. Por më pas ai e vlerësoi për seriozitetin dhe përkushtimin e tij absolut ndaj kauzës.

REKORDI GUINNESS

Prej andej, e deri më sot, legjenda e futbollistit të pavdekshëm merr jetë. Miura theu rekordin e Kevin Poole dhe në vitin 2018 u bë më i moshuari që ka shkelur ndonjëherë në fushë si profesionist. Ai mori këtë njohje dhe hyri në Librin e Rekordeve Guinness. 5 vjet më vonë ai është ende atje, në drejtkëndëshin e gjelbër dhe do të qëndrojë atje të paktën deri në vitin 2024. Në janar, Oliveirense firmosi me të si huazim dhe vendosi të rinovojë pas gjashtë muajsh, edhe për një vit tjetër. Miura, në fakt, është ende një lojtar në pronësi të Yokohama FC, që nga viti 2006.

Kazu duket se nuk ka ndërmend të thotë mjaft, edhe pse rekordi i tij i vjetërsisë ndoshta do të mbetet i pamposhtur përgjithmonë. Shanset që me futbollin e sotëm të arrihet në moshën e tij në fushë janë pafundësisht të vogla. Ku do të arrijë historia e tij e pabesueshme askush nuk e di përveç Miura. Japonezi ndoshta do të vazhdojë të luajë përgjithmonë për sa kohë dikush i ofron një kontratë. Në karrierën e tij, për më tepër, ai ka shifra të shkëlqyera: 892 paraqitje dhe 229 gola.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *