• |
ide | kryesore

Gjyqi/ Burg përjetë për “lordin” meksikan të drogës, “El Chapo”

Planet



Një gjyqtar federal në Bruklin, N.Y., ka dënuar me burgim të  përjetshmëm bosin e drogës Joaquín “El Chapo” Guzmán, i cili njihet si udhëheqësi e kartelit të Meksikës në Sinaloa. “Guzmán i tha gjykatësit të rrethit Brian Cogan përpara se të dënohej të mërkurën se atij iu mohua një gjykim i drejtë,” raporton The Associated Press, duke shtuar, “Ai tha se Cogan nuk arriti të hetojë tërësisht pretendimet për sjellje të pahijshme të jurisë në këtë rast”.

Guzmán, 62 vjeç, u ekstradua në Shtetet e Bashkuara në janar të vitit 2017. Kushtet e ekstradimit të tij përfshinin një premtim se autoritetet e SHBA-ve nuk do të kërkonin dënimin me vdekje.

Një gjykatë federale e dënoi Guzmanin në shkurt, duke njohur fajësinë e tij për një sërë akuzash të rënda. Dënimi i tij përfshinte krime si trafikimi i narkotikëve, duke përdorur armë zjarri në krimet e drogës dhe pastrimin e parave.

Duke folur përmes një përkthyesi pak para dënimit të së mërkurës, Guzmán tha në sallën e gjyqit në Bruklin, se burgimi i tij në SHBA kishte qenë “torturë psikologjike, emocionale dhe mendore 24 orë në ditë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *