• |
ide | kryesore

KUJDES! Çfarë është Face App dhe çfarë paralajmërojnë ekspertët

F1, Paparazzi



Trendi viral ‘FaceApp’ i cili mer një foto tuajën dhe ju  ri-imagjinon pas të  80-ave mund të jetë një kurth.

Ekspertët po paralajmërojnë shqetësimet e sigurisë për këtë program të cilat janë bërë gjatë vitit 2017-të.

Çfarë është programi Face App?

Face App është një aplikacion i cili përdor atë që quhet inteligjencë artificiale dhe transformim  neural i fytyrës për të bërë ndryshime në fytyrën tuaj.

Aplikacioni përdor fotot nga galeria e telefonit apo tabletit tuaj. Programi ju jep gjithashtu mundësi të shkrepni një foto menjëherë aty.

Versioni pa pagesë i Face App përdor inteligjencën artificiale për te edituar një foto nga galeria juaj duke e transformuar në një person dyfishin apo trefishin e moshës suaj.

Gjithashtu mund të  ndryshojë ngjyrën e flokëve, ju lejon të shihni si dukeni me mjekër dhe madje të dukeni më të rinj.

Face App është aktualisht një nga aplikacionet më te shkarkuar në të dy platformat, IOS dhe Android. Gjithashtu dhe sfida #faceappchallange është një prej atyre sfidave që po “pushton” rrjetet sociale.

Por me rritjen e popullaritetit janë ngritur edhe mjaft pyetje mbi sigurinë që garanton ky aplikacion. Se sa të sigurta janë të dhënat personale apo çfarë bëjnë me fotot e përdoruesve.

Termat dhe kushtet e aplikacionit në thelb, i japin Face App qasje për të përdorur, modifikuar, përshtatur dhe për të publikuar fotot që përdoruesi zgjedh për të modifikuar.

Face App lejohet të përdorë çdo informacion tuaj (në momentin që ju keni pranuar kushtet e përdorimit) në çdo format mediatik dhe ju nuk do të keni mundësinë të ankoheni ose të keni mundësinë që ta fshini, thonë ekspertët.

Gjithashtu nuk do t’ju kompensojë për këtë material dhe do të mbajë imazhin shumë kohë pasi të keni fshirë aplikacionin.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *