• |
ide | kryesore

Aksident në rrugën Elbasan-Tiranë, vdes 31-vjeçari

Arkiva, Lajme, Të fundit



Një tjetër aksident me pasoja fatale ka ndodhur në aksin rrugor Elbasan-Tiranë.

Policia thotë “se në afërsi të një qendre tregtare mjeti me drejtues shtetasin B. M.,31 vjeç ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga duke u përplasur me bordurën e rrugës. Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë vetë drejtuesi i mjetit”.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Ky është aksidenti i dytë brenda një muaj, pasi në qershor 3 anëtarë të një familje humbjen jetën në këtë aks rrugor.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *