• |
ide | kryesore

VIDEO/ Drejtori i Policisë intervistë për sigurinë rrugore, pas tij ndodh aksidenti

Lajme, Të fundit



Teksa, drejtori i Përgjithshëm i Policisë Rrugore, Mitat Tola, po fliste në një prononcim për gazetarët për menaxhimin e trafikut dhe masat e shtuara nga policia rrugore, në një distancë të afërt pas krahëve të tij, ndodhi një aksident automobilistik.

Tola ndodhej përballë gazetarëve në Qafën e Kasharit në Tiranë, duke shpjeguar me detaje masat për sezonin turistik dhe duke këshilluar shoferët për të qenë më të kujdesshëm në ngarjen e makianave, kur  dy automjete janë përplasur midis tyre.

Ngjarja u vërejt menjëherë nga gazetarët, ndërkohë që Tola nuk bëri asnjë koment.

Një prej shkaqeve më të shpeshta përse ndodhin aksidentet në këtë aks ka rezultuar të jetë edhe mosrespektimi i distancës midis automjeteve. Pikërisht për këtë arsye ndodhi edhe aksidenti në fjalë, ku fatmirësisht nuk pati persona të lënduar.

Aksidenti në minutën 5 të videos

 

https://www.facebook.com/1502420603377639/videos/352302912128827/



4 Comments

  1. Fshati digjet kurva krihet.
    O Mithat , o katnar, nuk jepet interviste ne mes te trafikut se u terhiqet vemendja shofereve nga drejtimi i mjetit.

  2. Dit per dit vdekje, vdekje , plagosje, vrasje ky thot trendi ne ulje ??bravo kane kujt ti ngjajn gomar plakush Ram bythes tutje rrac muti e prishi komplet gazetarin, edukaten, njerzillekun, seriozitetin, burrerin, lene gjykat , prokurori, parlament, te gjithe shtetin e beri laskare sikur esht vete puuu puuuu???

  3. Pershendetje gazeta lapsi, doja të pyesja juve si gazetare për të vërtetuar nqs eshte e vertete apo jo? Jam me pasaportë belge dhe kam erdhur për pushime në Shqipëri, me ka ndaluar 3 here policia, 2 herë për të bere testin e alkoolit dhe një herë për qëndrim të pa drejte për disa min me sinjale bllocazhi, të cilët sa kanë parë makinen me targë belge janë turrur për të fituar ndonjë 5000 lek te reja. Me kane ndaluar dhe pasi kanë kontrolluar dokumentet (të gjitha në rregull). me thonë që ka dalë ligji i ri, se cjane makina me targa të huaja, drejtuesi i aotomjettit, e paguan gjobën dy fish, nga një drejtues me targa shqiptare. Psh nqs une kisha pire alkool duhet të paguaja 30000 lekë të reja gjobë, kundrejt 15000 lek gjobë të një drejtuesi të automjetit me targa shqiptare. Nuk e di sa e vertete eshte,
    ? Ju lutem mund të më ndihmoni? Faleminderit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *