• |
ide | kryesore

Bale ‘flaket’ jashtë nga Zidane: “Po ikën, shpresojmë sa më shpejt”

Sport



Historia e dashurisë mes Gareth Bale e Real Madrid është në fund. Madje i ka orët të numëruara, 24 o maksimumi 48 sipas fjalëve të teknikut të spanjollëve Zinedine Zidane. Pas humbjes në ICC kundër Bayern Munchen (3-1 për gjermanët), francezi në konferencë për shtyp ka folur për sulmuesin uellsian, që qendroi ulur në pankinë për gjithë ndeshjen: “Bale nuk luajti se është duke ikur. Shpresojmë të largohet shpejt, do të ishte më mirë për të gjithë”.

“Po punojmë për transferimin e tij në një klub tjetër – ka shtuar Zidane – Nuk kam asgjë personale me të, por vjen një moment kur gjërat bëhen sepse duhen bërë. Duhet të marr vendime e duhet të ndryshojmë. Kjo është zgjedhja e trajnerit, por edhe lojtarit – është shprehur Zidane – Ai e di situatën. Gjithcka do të ndryshojë, nuk e di për 24 apo 48 orë, por do të ndryshojë. E është dicka e mirë për të gjithë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *