• |
ide | kryesore

Shehi: Rama dhe Basha të ulen në tryezë me garanci të ndërkombëtarëve

Lajme, Të fundit

Prej shkurtit opozita ka mbajtur 10 protesta kombëtare e shumë të tjera lokale për largimin e Kryeministrit, por Dashamir Shehi, aleati historik i demokratëve është i mendimit se zgjidhja nuk do të vijë përmes forcës.

“Ne s’kemi dalë e kemi thënë se ndryshimi i pushtetit do bëhet me pushkë, me molotov apo duke djegur institucionet se kjo nuk ka logjikë, por ama duhet të përgatiten kushtet që të bëhen zgjedhje se votime bënte dhe Enver Hoxha”, – tha Shehi.

Fanatik se hallet shqiptarët duhet t’i zgjidhin vetë, garancinë tashmë Dashamir Shehi e kërkon nga ndërkombëtarëve për të cilët ka ndryshuar qëndrim.

“Mes shqiptarëve s’kemi arbitra. Fatkeqësisht duhet t’i delegojmë një pjesë të sovranitetit tonë të huajve. Kam qenë kundër dhe do jem deri sa të vdes, por realiteti është ky”, – tha ai.

Edhe pse nuk e fsheh frikën e një marrëveshje të fshehtë, Shehi kërkon që Edi Rama dhe Lulzim Basha të ulen përballë njëri tjetrit, por këtë herë jo të vetëm.

“Ne jemi per marrëveshje të madhe politike. Basha ulet me secilin që përfaqëson kryetarin e partisë. Do jetë Rama apo ndonjë tjetër punë për të. Do ja lëmë vjeshtës kur do jetë më pak vapë dhe tension dhe do gjykohen me gjakftohtësi këto pune. Do më pëlqente që gjërat të vendosen sipër tavolinës ndryshe do ishte zhgënjim i madh”, – tha ai në një prononcim në Top Channel.

Përballja me kundërshtarin politik nuk është problem për aleatin e Bashës, qoftë ne 13 tetorin e Presidentit apo më shpejt, rendësi për të ka që zgjedhjet mos ti përgatisë Edi Rama.

5 Comments

  1. Nje gje eshte e sigurt ,Edvin Rama cfardo marwveshje te behet do vjedhi osé bleje votat .Si i blen votato ? 1 ) Te gjithe romet UA blen votat me nje thes miell 2)Familjet qe marrin ndihme ekonomike u ben presion per voten 3)Komplet amministrata eshte e detyruar te votoie per PS per te mbajtur vendin e punes .4)presion te burgosurveper te votuar PS .5) Thuajse te gjithe punonjesve te policis ,ushtrise detyrohen te votojne PS .6)Me e rrezikeshmja duke bler antaret e komisoneve te opozites e cila i lejone ata te votojne per emigrantet .PS i duhet te manipuloje 100000 votuar per ti fituar zgjedhjet Te besh nje llogari te thjeshte Duke u nisur nga numeri i kutive te votimit i duhen 30 der ne 50 manipulime per cdo qender votimit Sikur edhe Rama te MOS jet kryeminister nuk ndryshon gje spese e gjithe PS eshte edi rame ,keta jane perbindesha per te vjedhur votat .Sipas mendimit Tim e vetmja mynyr per te minimizuar vjedhjen e votes duhet votim dhe numurim elektronik po nuk u ne kjo kot futeni ne votime

  2. Ate qe dhine per 6 muaj rjesht nuk mund ti kthehen e ta hajne ashiqare. Ne fillim del Mona floriri, pastaj Dash rakija, pastaj Medi gerdeci, pastaj Duka i krimit….. dhe ne fund Luli e mbush lugen me mut sikur ska ndodh gjo.

  3. Keta nuk kane strategji , ça thote njoni nuk thote tjetri . Bini ne ujdi me njeri-tjetrin pastaj flisni . Jeni opozita me defiçente qe mund te ekzistonte . Ndryshimet ju bejne fajde or Dash , te tjerat jane lloqe .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu