• |
ide | kryesore

Partizani pret trajnerin e ri: çfarë fsheh zgjedhja e pankinës për Abilaliajn

-Instant, Sport
Partizani



Partizani vendosi, pas 6 ndeshjesh, edhe pse e fundit u ndërpre për tragjedinë që ndodhi me Dwamena, të zgjedhë trajnerin e ri. Shumëkush mendoi se më në fund të kuqtë vendosën për njeriun e duhur për pankinën dhe jo pak habi krijoi dorëzimi përfundimtar i pankinës te Arbër Abilaliaj.

Që të kuptohemi asnjë skepticizëm nuk lidhet me profesionalizmin e Drejtorit Sportiv, që deri tani ka bërë pesë fitore radhazi (1-1 në Rrogozhinë me Egnatian, deri në minutën e 25 kur u ndërpre). Por çështja e trajnerit të Partizanit mbetet hapur, me këtë lëvizje të drejtuesve të klubit, mes tyre edhe vetë Abilaliaj.

Në fund të sezonit Partizani do të futet sërisht në lojë për një trajner, ndoshta edhe më herët. E atëherë llogaritë nisin të dalin. Klubi është duke pritur dikë: Orges Shehin. Akordi me ish-teknikun e Tiranës është në fuqi dhe palët kanë vazhduar kontaktin, në nivelet e larta.

Lexo më tej: Partizani prezanton trajnerin e ri, presidenti Demi flet për Carlos Dunga: “Kur e dëgjova sot u habita”

Në fakt, ajo që bën më tepër kuptim është se Partizani nuk ka qenë asnjëherë në kontakt me trajnerë të huaj, pavarësisht se ka patur profile nën vëzhgim. Presidenti Demi nuk dëshiron më të punojë me të huaj dhe kërkon të kthehet në pistën shqiptar, me trajnerë që kanë treguar se janë të aftë të fitojnë.

46 vjeçari pret ende të marrë zgjidhja mosmarrëveshja e tij me klubin Tirana dhe në 5 dhjetor është caktuar seanca e gjyqit, në Dhomën e Zgjidhjeve të Konflikteve në FSHF. Pas këtij vendimi mund të kuptohet më shumë se cfarë do të ndodhë. Tekniku mund të qendrojë deri në fund të sezonit në pritje për të marrë pankinën prestigjoze, ose në rast vështirësie të Abilaliajt dhe Partizanit mund të futet edhe më herët.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *