• |
ide | kryesore

Situatë e tensionuar te “Astiri”, policia rrethon zonën (VIDEO)

Lajme, Të fundit

Rikthehet tensioni tek Unaza e Re (Astiri) aty ku banorët protestojnë prej 9 muajsh kundër shembjes së banesave të tyre. Pas prezencës së shtuar të forcave të policisë dhe informacioneve se mund të ndërhyhet për të shpërndarë protestuesit, ata kanë hedhur gurë në rrugë dhe kanë ndezur zjarre me mjete piroteknike.

Mes protestuesve është ish-deputeti i PD-së, Klevis Balliu i cili i bëri thirrje policisë të mos provokojë protestuesit. Për ngjarjen ka reaguar edhe ish-kryeministri Sali Berisha.

“Stop dhunës policeske ndaj heronjve të Unazës së Re! Narkobanditë me uniformë rrethojnë zonën tek Unaza e Re!”, – shkruan Berisha, ndërsa publikon edhe mesazhin e protestuesit dixhital.

Prej nëntorit të 2018 banorët nuk kanë reshtur së kërkuari transparencë për projektin e kësaj rruge dhe dëmshpërblim të plotë për çdo godinë që preket nga shembjet e projektit të Unazës së Madhe.

131e787c-1816-470f-8712-215419295187 8e569f92-8d6c-4ce9-a051-028299e7b871 1c07d67c-9630-4ac9-9feb-717ebc2a0dbd e3746b3f-cbc8-475a-8aa8-8fea38c55468

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu