• |
ide | kryesore

Video/ Ibrahimovic i thyen nofullën kundërshtarit: rrezikon skualifikimin e rëndë

Sport, Video



Zlatan Ibrahimovic ka qenë protagonist absolut në derbin e Los Angeles. Sulmuesi suedez i ka dhuruar fitoren Galaxy ,e tre gola madhështorë, por në fund të ndeshjes, në një kontrast ajëror, ka goditur me bërryl mbrojtësin rival Mohamed El Monir (në përfundim të ndeshjes shtatlarti është konfliktuar edhe me një anëtar të stafit kundërshtar). Shenjat e goditjes ishin të dukshme në fytyrn e 27 vjecarit nga Libia, që ka përfunduar në kirurgji për të rregulluar frakturën e pësuar.

Komisioni disiplinor i Major League Soccer po analizon me kujdes imazhet: Ibra, që ka qenë edhe më parë në qendër të episodeve të censurueshme (në maj është ndaluar për dy ndeshje pasi kapi nga fyti portierin e Neë York Red Bulls Sean Johnson), rrezikon të marrë një skualifikim të rëndë me prove TV.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *