• |
ide | kryesore

Ndryshim epokal tek Bayern: Hoeness-Rummenigge fundi i një dyshe suksesi

Sport



Do të jetë një lamtumirë e gjatë, por sidoqoftë mund të mbyllet një epokë që tregon për rreth gjysm shekulli të Bayern Munchen. Karl-Heinz Rummenigge, administratori i deleguar, kishte lajmëruar më parë se donte të linte cdo detyrë të ngarkuar në 2021, kur përfundon kontrata e tij. Që në vitin e ardhshëm madje do të asistohet nga zëvendësuesi i tij, ish-portieri e kapiteni Oliver Kahn. Tani edhe presidenti Uli Hoeness ka ndërmend të bëjë mënjanë, ashtu si bën të ditur e përditshmja Bild. “Do të komunikoj vendimin tim brenda 29 gushtit në këshill, përpara nuk do të bëj asnjë deklaratë zyrtare”, ka thënë drejtuesi jo shumë i lumtur nga dalja e lajmit. Hoeness sidoqoftë nuk do të rikandidojë për një manjdat të ri në asemblenë e përgjithshme të nëntorit, ndërsa do të lërë të lirë edhe postin e presidentit të këshillit të mbikqyrjes, pavarësisht një akordi deri në 2022. Detyrat e tij do të mbulohen nga Herbert Hainer, ish-numri 1 i Adidas (aksionist i klubit) e që tani në këshillin e mbikqyrjes së klubit. Vështirë që Hoeness e Rummenigge të mos vënë më këmbë në seli, për ata do të ketë patjetër ndonjë detyrë honorifike.

Hoeness, 67 vjec, ka hyrë tek Bayern në 1970 e përvec një periudhe tek Nuremburg në ‘78, nuk ka dalë kurrë. 9 vjet si lojtar, 40 si menaxher e pastaj president. Ka fituar 23 kampionate (3 si lojtar) e 5 Champions (2 si drejtues). Bayern i ka dhënë besim si drejtor sportiv shumë i ri, pasi u detyrua të lërë futbollin për dëmtim në moshën 27 vjecare; klubi nuk e braktisi asnjëherë dhe e mirëpriti pas dënimit me burg për 21 muaj për mashtrim fiskal në 2014. Hoeness ka qenë gjithnjë njeriu i polemikave, ka sulmuar këdo kundërshtar e ka shkatërruar edhe karrierën e një trajneri si Christoph Daum, që ishte menduar si trajner i Gjermanisë, me akuza që më pas rezultuan të vërteta për përdorim kokaine.

Rummenigge, 63 vjecar, ka mbërritur në Mynih në 74’, e u largua pas 10 vjetësh drejt Inter, duke u rikthyer në shoqëri si zëvendëspresident në 1991. Edhe ai ka një rol të rëndësishëm në sukseset e Bayern në dekadat e fundit. Pjesa diplomatike është detyra e tij, ajo e raporteve poltike, edhe si president i Eca. Tek Bayern në këtë mënyrë po kryhet një revoluzion i vërtetë e dyshet e famshme po largohen: Ribery e Robben nga fusha, Hoeness e Rummenigge nga zyrat, edhe pse lamtumira e tyre është shumë më e ngadaltë dhe e pranueshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *