• |
ide | kryesore

Jordy Woods kapet me ish të dashurin e Khloe Kardashian

Paparazzi, Slider



Jordyn Woods po habit gjithmonë e më shumë me veprimet e saj pas skandalit të tradhtisë së Tristan Thompson.

Related image

Ajo u fotografua duke u puthur në buzë me babain e True dhe menjëherë pas këtij skandali shkëputi të gjitha marrëdhëniet me familjen Kardashian.

Por mesa duket kjo nuk i ka bërë aspak përshtypje 21-vjeçares dhe ajo nuk ka ndërmend të ndalet me flirtet.

Së fundmi ajo është parë në një lokal nate me ish të dashurin e Khloe Kardashian, James Harden.

Në një video të publikuar së fundmi nga “TMZ” shihet se dyshja ka qenë shumë pranë njëri-tjetrit dhe kërcimi i Jordyn ka rënë shumë në sy.

Ajo i ka dhuruar James një kërcim provokues dhe pas përfundimit të festës janë larguar më të afërt se kurrë.

Thuhet se pas kësaj ata kanë kaluar edhe natën bashkë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *