• |
ide | kryesore

Teatri/ “Le Courrier des Balkans”: “Fusha” i lidhur me një rrjet ndërkombëtar të trafikut të drogës  

Lajme, Të fundit



Portali informativ në gjuhën frënge “Le Courrier des Balkans”, i ka kushtuar një artikull të posaçëm një prej zhvillimeve më të rëndësishme të aktualitetit në Shqipëri: qendresës së një grupi anëtarësh të shoqërisë civile, të një grushti intelektualësh dhe të komunitetit të artistëve për moslejimin e shembjes së godinës ekzistuese të Teatrit Kombëtar.

Përplasje të forta në Tiranë, në përpjekje për të ndaluar shkatërrimin e teatrit kombëtar. Regjistrohen përballje mes protetuesve që kërkojnë të pengohet shembja e godinës historike dhe forcave të policisë.”- shkruan në hyrje të shkrimit korrespondentja e portalit, Katerina Sula, e cila më tej raporton me hollësi konstekstin mbi të cilin kundërshtohet projekti për ndërtimin e Teatrit të ri.

Në shkrim theksohet se nëse ky projekt do të vihet në zbatim, “Fusha sh.p.k, firma që ka fituar kontratën PPP të Teatrit, do të merrte një truall publik, përfitimi prej të cilit llogaritet në 150 milionë euro, kurse në këmbim, ndërtimi i Teatrit të ri llogaritet të kushtojë vetëm 30 milionë euro”. Në vijim, autorja vë në dukjes miratimin e një Ligji Special nga qeveria shqiptare, me qëllim përligjjen e projektit, që është konstetuar në mënyrë të pandërprerë pas zbulimit të skemës së lartcituar.

Në përmbyllje, Sula interpreton se skandali i Teatrit Kombëtar është një konflikt, që simbolizon krizën aktuale politike në vend. “Shefi i Partisë Demokratike Lulzim Basha u shpreh të mërkurën se kantieri që kërkohej të ngrihej s’ishte gjë tjetër veçse një aferë e pastrimit të parave.”- shkruhet në “Les Courrier des Balkans’, duke shtuar se firma Fusha sh.p.k i përket një familjeje të lidhur me një rrjet ndërkombëtar të trafikut të drogës, celulat e të cilit u çmontuan nga policia në Spanjë, në vitin 2018.

Nga korrespondentja Katerina Sula

Në agimin e së mërkurës së 24 korrikut, qindra policë rrethuan Teatrin Kombëtar, me synimin për të garantuar punimet e shembjes së godinës. Përballë tyre u rreshtuan militantë të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, të cilët, edhe me mbështetjen e përfaqësuesve të opozitës e penguan ngritjen e kantierit për fillimin e punimeve. Si pasojë e përplasjeve të dhunshme, pati shumë të lënduar, por në përfundim të ditës, policia u detyrua të tërhiqej.

Prej shkurtit të 2018-s, përfaqësues të shoqërisë civile, intelektualë dhe artistë janë mobilizuar kundër shembjes së Teatrit Kombëtar, i konsideruar si një nga lulet e ndritshme të pasurisë historike e kulturore të Tiranës. Kryeministri Edi Rama dhe kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, që të dy të Partisë Socialiste, këmbëngulin se do të vijojnë me projektin, duke deklamuar se nuk do të tërhiqen përballë një “minoriteti” kundërshtarësh.

Nëse punimet do të nisin me të vërtetë, Fusha sh.p.k, firma që ka fituar kontratën PPP të Teatrit, do të merrte një truall publik, përfitimi prej të cilit llogaritet në 150 milionë euro, kurse në këmbim, ndërtimi i Teatrit të ri llogaritet të kushtojë vetëm 30 milionë euro.

Për ta legjitimuar këtë projekt, qeveria e Edi Ramës zgjodhi mënyrën e miratimit të një Ligji Special, i cili bie ndesh me shume nene të kushtetutës. Presidenti Ilir Meta e ka kontestuar ligjin në Gjykatën Kushtetuese, por tashmë prej një viti, kjo gjykatë nuk është më në funksionim. Sekretari i përgjithshëm i OSBE-së Thomas Greminger, në vizitë dje në Tiranë, u kërkoi të dyja palëve që të mos vepronin, por të prisnin verdiktin që do të merrte Gjykata.

Skandali i Teatrit Kombëtar nuk është thjesht një konflikt lokal. Ai është shndërruar në një skandal madhor, që simbolizon krizën aktuale politike në vend. Shefi i Partisë Demokratike Lulzim Basha u shpreh të mërkurën se kantieri që kërkohej të ngrihej s’ishte gjë tjetër veçse një aferë e pastrimit të parave. Në fakt, firma Fusha sh.p.k i përket një familjeje të lidhur me një rrjet ndërkombëtar të trafikut të drogës, celulat e të cilit u çmontuan nga policia në Spanjë, në vitin 2018.



13 Comments

  1. Ky portal nuk eshte se na ka thene na i gje te re, edhe pse duket qarte qe eshte paguar nga nje tjeter, i rangut FUSHA.
    Rendesi ka qe Fusha flen ne krevat me Ramen dhe me Bashen

  2. Koka ne mut ju cunat me pagese te Cendrifuges?
    Folni ndonje llaf kur te mbaroni mojiton me sufllaqe

  3. Ore problemi eshte kush eshte Ai shok i rames qe nuk eshte i kerkuar nga policia deri tani vetem fuga del i paster per mu po per ju

  4. I dime kto gjera. Ku eshte problemi ketu?! Degjoni presidentin tone hyni ne rol qe te ” hapen negocitat” . Dhe popolo i ha.

    1. Kur i di keto gjera pse i paguan taksat??? Per te ti vjedhur Fusha??? Kur Shqiperia s’eshte e zonja te beje shtet, me mire te jete ne anarki!

  5. Po te tere shqiptaret per Fushen, Bechettin, ministrat, deputetet, kr e bashkive do punojne?!!

  6. Ketu jo vetem qe vidhen taksat por me tjetersimin e peisazhit historiko kulturor te çrrenjoset identiteti i shqipetarve e ti duket i nje ambient I huaj. Me pak fjale proekti i sorosianeve eshte te shpopullohet vendi nga te rinjte per ta mbushur me te zinjte afrikane e arabe se ata per pune nuke jane, por qeverisen lehte. Synimi final eshte qe shqipetaret te kthehen ne nje shoqeri xhender dhe shqiperia te behet atraksion per perversat europianoverior, ku cdo gje shitet e blihet dhe prostuticioni e droga lulezon.

  7. Vetem nje gomari nuk i pelqej lajmi,por e komentoi. Fusha Rama shullazi avdyli p,i semes rjepin gjithçka kurse ca muter kane fytyre ti mbrojne phhuuuu

  8. O rob qire dukesh se mban pseudonimin qe mbante -Erdhjeri-Shpati .Po ti je moter dhe grua qire dhe pederast qe leshon bythen azat o prag qire se ja u merr te tere komentuesve me radhe ne goje o fis qire.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *