• |
ide | kryesore

Kandidati për Tiranën/ “Fëmijët e mij kanë më pak hapsira se unë në moshën e tyre”

-Instant, Lajme, Të fundit
arlind qori oligarke



“Fëmijët e mi sot kanë shumë herë më pak hapësirë seç kam patur unë në moshën e tyre”. Arlind Qori që po këmbëngul të jetë një nga konkurentët për bashkinë e Tiranës, ndonëse KQZ refuzoi në mënyrë abuzive regjistrimin e “Lëvizja Bashkë” në zgjedhje, ka shpalosur vizionin e tij për qytetin në emisionin “Të Paekspozuarit” të Ylli Rakipit. “Tirana është një qytet me gjithnjë e më pak hapësirë. Në Tiranë hahet hapësira, vidhet hapësirë, uzurpohet… Aty ku deri dje ka patur një kënd lojrash, ka një kullë. Aty ku deri dje ka patur një park, ka një kullë. Pallatet janë ndërtuar ngjitur me njëri-tjetrin, nuk ka trotuarë në shumë rrugë. Këndi i Lojrave ku jam rritur unë nuk është më, është ETC dhe ajo kulla e Kastratit që po ndërtohet” tha ai.

Qori bëri një premtim të fortë, duke deklaruar se kullat e ndërtuara në paligjshmëri duhet të shemben për të shpëtuar hapësira publike të uzurpuara.

Lexo me tej:

Zgjedhjet/ Celibashi pengon edhe kandidimin e Arlind Qorit në Tiranë 

“Në këto kulla, shikoni hapen apo jo drita? Janë monstra të betonit ku lahen paratë e pista dhe të korruptuarit blejnë apartamentin e 15 dhe pjesa më e madhe rri stok për të varrosur Tiranën. Të çosh fëmijët në shkollë sot në këmbë është tmerr, nuk ka trotuarë. Në trotuarët e Veliajt, mund të ecë vetëm miu dhe zhapiku” vazhdoi Qori.

“Tirana është një qytet me gjithnjë e më pak hapësirë. Në Tiranë hahet hapësira, vidhet hapësirë, uzurpohet… Aty ku deri dje ka patur një kënd lojrash, ka një kullë. Aty ku deri dje ka patur një park, ka një kullë. Pallatet janë ndërtuar ngjitur me njëri-tjetrin, nuk ka trotuarë në shumë rrugë. Këndi i Lojrave ku jam rritur unë nuk është më, është ETC dhe ajo kulla e Kastratit që po ndërtohet”.

“Në këto kulla, shikoni hapen apo jo drita? Janë monstra të betonit ku lahen paratë e pista dhe të korruptuarit blejnë apartamentin e 15 dhe pjesa më e madhe rri stok për të varrosur Tiranën. Të çosh fëmijët në shkollë sot në këmbë është tmerr, nuk ka trotuarë. Në trotuarët e Veliajt, mund të ecë vetëm miu dhe zhapiku”. Ajo që e bën të veçantë kndidaturën e Arlindd Qorit, nu është vetëm fakti se ai po konkuron për herë të parë në një betejë eektorale, por se ai nuk nguron ta vërë gishtin mbi plagë ndryshe nga Erion Veliaj që është partner me ndërtuesit e mëdhenj, apo Belindd Këlliçi që nuk po tregon forcën e dyhur në ddenoncimion e aferave të tyre. I sfiduar nga Ylli Rakipi me të njëjtën pyetje që i kishte bërë edhe kandidddatit të PD, Qori nuk nguroi të përmendë me emra ata që Lëvizja Bashkë i etiketon si oligarkë. “Shefqet Kastrati, Samir Mane, Bashkim Ulaj, Ramë Geci, Shkëlqim Fusha, Pëllumb Salillari, Vasil Naçi, Klodian Allajbeu” numëroi ai.

Kritikat e tij të forta, qëndrimet e palëkunddura dhe aftësia për të vënë gishtin në plagë, kanë trembur establishmentin politik dhe mediatik aq sa në mënyrë të paligjshme lëvizjes Bashkë iu mohua e drejta e konkurimit në zgjedhjet e 14 majit. Arlindd Qori tani po mbledh në Tiranë firmat e nevojshme për të konkuruar si kandidat i pavarur.

©Lapsi.al

 

 



9 Comments

  1. Po edhe ty te eshte dhene me shume hapesire se kujtdo te moshes tende ne mediat e pushtetit. Pa qene fare as kandidat madje.

    1. Po to cfare. Do prishesh betonet meqe nuk ka me vende te lira.
      Jeni te paguar nga Veliaj o rrace kurvash mavi.
      Komunizmi eshte fillimi I degjenerimit te rraces njerezore.

  2. te pakten ky i permend oligarket jo si keta te PS, PD, PL apo PLD, qe u vijn anash sa per tu vijn anash dhe pastaj i shantazhojn ndonje gjob. Sa marrin leket e qepin gojen , e harrojn kush jan oligarket.

  3. Kokalari tha se Berisha nuk e donte konservatorizmin dhe se vetëm ishte tallur.

    “Sa te turpshëm jeni? Shfrytëzoni konservatorizmin tashti mbas koalicionit me një parti super të majtë dhe mbasi mbyllët sytë dhe gojën për manipulimet e votës së Këshillit Kombëtar, garës së Forumit Rinor dhe primareve për Bashki. E djathta nuk është një doktrinë që tregohet duke i rënë gjoksit, por është doktrinë e njerëzëve me integritet dhe kurajo që dinë ta mbrojnë atë me vepra, dhe jo fjalë.

  4. Berisha ka treguar gjithmonë se edhe nëse humb, por ke treguar se je besnik, të riciklon në politikë. Edhe në këto zgjedhje Berisha nuk vuri kandidatin fitues, por atë që i rri besnik. Dhe këtë Belindi e di mjaft mirë. Edhe pse po tenton të “gënjejë” shqiptarët se ai nuk është Berisha, ai e di se ka hyrë në garën e Tiranës jo për të fituar Bashkinë, por për të kryer shërbimin e radhës ndaj liderit të opozitës që është shpallur “non grata” nga SHBA dhe Britania e madhe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *