• |
ide | kryesore

Falja e Sazanit/ Shehaj: Nuk është rastësi përfshirja e Kastratit

Arkiva
Shehaj



I larguar nga Partia Demokratike dhe duke punuar për ngritjen e një partie të re opozitare, deputeti Agron Shehaj mbajti një fjalim të fortë sot në Kuvend duke folur me emra se kush është i përfshirë në dhënien e ishullit të Sazanit tek familjarët e Donald Trump.

Sipas Shehajt, ndërsa mediat ndërkombëtare flasin për çështjen e Sazanit, në parlament vazhdon teatri.

Lexo më tej: Blerja e pushtetit me llokma Shqipërie 

Duke e quajtur dhënien e Sazanit tek dhëndri i Donald Trump, një aferë Shehaj shprehet se nuk është rastësi që pas kësaj afere fshihet biznesmeni Shefqet Kastrati.

“Nuk është rastësi që Edi Rama me ortakët oligarkë ka kapur çdo pasuri. Nuk është rastësi që Kastrati ka marrë të gjithë infrastrukturën e vendit, rrugët, portet, aeroportet dhe kontrollon një pjesë të madhe të ekonomisë të Shqipërisë. Nuk është rastësi që pas aferës së faljës së ishullit të Sazanit është pikërisht Kastrati.

Ky është një plan i mirëfilltë i përdorimit të parave dhe pasurive publike për të mbajtur me dhunë pushtetin politik. Ne kaluam nga pika e vogël që iu dha Gjiknurit dhe resorti i Xhaçkës, tek falja e Sazanit.

Nuk besoj se ka rast me domethënës që tregon qartë se sa i vendosur dhe i paskrupull është kryeministri i Shqipërisë në qëllim e tij kryesor; mbajtjen e pushtetit me çdo mjet.” – u shpreh Agron Shehaj.

Në linjë me përpjekjen e tij për krijimin e një partie të re politike, deputeti e mbylli fjalimin me nota shprese.

“Situata mund të duket e pashpresë dhe ne fakt është shume e vështirë. Por zgjidhja e vetme është një alternativë e vërtetë dhe e besueshme, që hap ekonominë dhe krijon mundësi për të gjithë. Është një rrugëtim i gjatë por i mundur.” – përfundoi Agron Shehaj.



3 Comments

  1. Çfarë do bëni me fenomenin Rama nëse vini në pushtet!?
    Duhet të deklaroni që keni vullnetin politik që ky njeri të hetohet nga SPAK,dhe të ndëshkohet nga Gjykata për Tradhëti Kombëtare!
    Shkatërroi Shqipërinë,e vodhi dhe shiti vendin,përzuri çdo forcë prodhuese nga ky vend,na bëri lëmsh me fqinjët dhe e futi Shqipërinë nën rrotat e fuqive të mëdha.
    E imagjinoni sa” lumturi “do ketë kombi shqiptar nëse në rast të një zbehjeje të interesit amerikan në Ballkan,çfarë do t’i punojnë sllavët Shqipërisë, dhe pse, sepse ky idioti do të shesë pordhë…
    Edi Rama është armik i kombit shqiptar!
    Ja kaloi edhe Berishës…

  2. Kushner deklaroi dje ne interviste qe Gaza eshre toke e mire per Izraekitet te investojne dhe Palestinezet duhet te ikin refigjate dhe mos kthehen me. Ky psikopat fhe pleher bashke me cifutet e tjere Zionost duan ti bejne Shqiptareve genocid me ane te Rames qe po e Shpopullon me emigrim Shqiperine dhe keta ta marrin per vete gjithe Shqiperine. Ngrihuni dhe Zhdukeni kete qeveri Cifuto Sorrosiane qe ju sherben Zionistave Cifuto Amerikan. Ate qe se bene te tjeret me lufte keta duan ta bejne me ndyresi dhe tradheti. Tipik mbetje toksike

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *