• |
ide | kryesore

Ishte dënuar me 8 vite burg, Interpol Tirana ekstradon nga Greqia 47-vjeçarin

Lajme, Të fundit



Interpol Tirana ekstradon nga Greqia një shqiptar të dënuar me 8 vite burg për vjedhje me dhunë. Policia ben me dije se i ekstraduari eshte shtetasi Erdion Shahaj, 47 vjeç.

“Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në vitin 2017, e ka dënuar këtë shtetas me 8 vjet burg, për veprën penale “Vjedhje me dhunë”, pasi në bashkëpunim me një tjetër person, në datë 15.07.2016, në Tiranë, i kanë vjedhur me dhunë çantën shtetases M. Ll”- njofton policia.

NJOFTIMI

Nga Specialistët e Interpol Tirana është bërë ekstradimi nga Greqia drejt Shqipërisë, i shtetasit shqiptar:

Erdion Shahaj, 47 vjeç.

Shtetasi i lartëpërmendur është arrestuar nga autoritetet policore në Athinë në Dhjetor të vitit 2018 me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në vitin 2017, e ka dënuar këtë shtetas me 8 vjet burg, për veprën penale “Vjedhje me dhunë”

Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur:

Ky shtetas në bashkëpunim me një tjetër person, në datë 15.07.2016, në Tiranë, i kanë vjedhur me dhunë çantën shtetases M. Ll.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Athinën u bë i mundur arrestimi i këtij shtetasi duke u finalizuar me ekstradimin e tij drejt vendit tonë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *