• |
ide | kryesore

Tragjedi në mal: atletja norvegjeze vritet nga një rrufe

Sport



Një incident tragjik ka ndodhur në Südtirol Ultra Skyrace. Të shtunën në mbrëmje, rreth orës 19.15, një atlete norvegjeze është vrarë nga një rrufe në liqenin e San Pancrazio. Një grup atletësh po kalonin lokalitetin në një lartësi prej rreth 2.120 metrash mbi nivelin e detit, kur gjatë një stuhie atletja 44 vjecare është goditur nga vetëtima.

Rreth 30 minuta më parë, gara ishte ndërprerë për shkak të motit të keq e atletët ishin ndalur në Antran, në strehimin Maja e Drerit dhe strehimin Kesselberg. Disa prej konkurentëve ndodheshin midis dy pikave dhe jashtë kujdesit të personalit përgjegjës të kontrollit të rrugëtimit, mes të cilëve edhe grupi ku bënte pjesë atletja norvegjeze.

Disa atletë që e kuptuan cfarë ndodhi kanë njoftuar menjëherë urgjencën. Pas ndihmës së parë, norvegjezja u dërgua në spitalin e Bolzanos ku nuk i shpëtoi dot vdekjes. “Jemi të dëshpëruar për atë që ndodhi”, ka deklaruar Josef Günther Mair, drejtori i komitetit organizator të Südtirol Ultra Skyrace. Pas tragjedisë, edhe dorëzimi i cmimeve të garës së ecjes në mal, në program të dielën në 11:00, është anulluar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *