• |
ide | kryesore

Ish-bashkëshorti pas 8-vitesh kërkon 1 milionë stërlina nga pasuria e Amy Winehouse

Paparazzi, Slider



Kanë kaluar 8 vjet nga zhdukja e trishtë e Amy Winehouse, yll ndërkombëtar dhe simbol i kohëve modern të muzikës soul. Ish-bashkëshorti Fielder-Civil, i cili pranon se e ka çuar këngëtaren në përdorimin e heroinës, kërkon tani përmes rrugëve ligjore 1 milionë stërlina nga pasuria e Amy. Një shumë fikse si fillim, plus një pagesë mujore. Familja e yllit është irrituar nga kjo dhe ka nisur një betejë gjyqësore.

“Nuk ka sjellë gjë tjetër veç dhimbjes për të gjithë. T’i japësh edhe një penny tjetër do ishte shumë”.

Më 23 korrik të 2011 Amy Winehouse u gjet pa jetë në shtëpinë e saj në Londër.

“Love is a losing game” (pjesë e albumit “Back to black”), një ndër këngët për përfaqësuese të saj, përshkruan në mënyrë perfekte ndjenjat e çuara dëm të Amyt, marrëdhënien torturuese me bashkëshortin e saj Blake Fielder-Civil, me të cilin ka qenë e martuar nga vitin 2007 në vitin 2009.

Ashtu siç ka rrëfyer vetë, pas vdekjes së këngëtares, ka qenë vetë ai që që e çoi në përdorimin e drograve, gjë për të cilën Blake thotë se është penduar. Një burim pranë familjes Winehouse ka treguar se çfarë mendon familja e superyllit lidhur me kërkesën e ish-bashkëshortit: “Ky njeri ka shpenzuar shumë para të Amyt gjatë kohës që kanë qenë bashkë”.

Duke shtuar: “Të thuash se është diçka e pa konceptueshme që ai të përfitojë nga pasuria e saj, do ishte një eufemizëm “.

Këngëtarja nuk kishte lënë testament dhe pasuria e saj, prej pothuajse 3 milionë stërlinash i kaloi prindërve Mitch e Janis.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *