• |
ide | kryesore

Dorëzimi i Bashkisë së Kavajës/ Sakja nuk liron zyrën, Krali pret në kafene

Lajme, Të fundit



Kryebashkiaku i ri i Kavajës, Redjan Krali dhe anëtarët e këshillit bashkiak të dalë nga zgjedhjet vendore të 30 qershorit, janë mbledhur në një kafene në pritje të ndihmës së Policisë, për të mundur të depërtojnë në brendësi të institucionit vendor, të rrethuar nga përkrahës të Partisë Demokratike.

Kryebashkiaku ende në detyrë, Isa Sakja ka deklaruar se “sot është një ditë e zakonshme pune” dhe se do të vijojë të qendrojë në zyrë, duke u vënë në shërbim të qytetarëve. Vendosmërinë e tij për të vazhduar detyrën në cilësinë e kryebashkiakut, Sakja e argumenton me numrin e ulët të pjesëmarrësve në lokalet e 30 qershorit, ku vetëm 5% e qytetarëve të Kavajës u janë drejtuar kutive të votimit.

Në ceremoninë e betimit të Kralit që u zhvillua në prefekturë, ishin të pranishëm edhe ish-ministri i Financave, Arben Ahmetaj dhe zëdhënësja e qeverisë, Elisa Spiropali.

 

 



3 Comments

  1. Koncesionar i ndyre. Na zhdepe ne borxhe. Per hundesh ta kthesh cdo qindarke bashke me Koncesionaret e ndyre, cdo qindarke.

  2. Mis fotozhinia e doganave qe prezanton krye….aret e bashkive ne kavaje e peqin mendon qe nuk jan te regjistruara te gjitha bemat e saja ne doganen e duresit qe u detirua ne fund ta pranoje edhe hajduti tjeter Tomi Bler me kreyenger vjedhjen dhe kontobanden qe behej ne doganat Shqiptare Mis fotozhenia po vjen fundi i zi per ju te babzitur

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *