• |
ide | kryesore

Georgina shtatëzanë sërish, Cristiano baba për të pestën herë

Paparazzi, Slider



Futbollisti i famshëm ishte i pranishëm në Madrid për një eveniment ku u nderua edhe me një çmim. Gjatë ceremonisë ajo që ra më shumë në sy ishte e dashura e tij, Georgina Rodriguez.

Në fotot që po bëjnë xhiron e botës shihet se Georgina është në pritje të ëmbël dhe Cristiano Ronaldo do të bëhet baba për herë të pestë. Bukuroshja ka zbuluar barkun e rrumbullakosur teksa mbante të veshur një fustan të ngushtë.

Vitin e kaluar Georgina solli në jetë fëmijën e katërt të futbollistit, një vogëlushe të quajtur Alana Martina. Çifti është bashkë prej 3 vitesh dhe mesa duket paska plane për një familje të madhe.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *