• |
ide | kryesore

Fakti/ Ilir Meta i shpall luftë jo vetëm Ramës po edhe oligarkëve të tij

Arkiva, Kryesore



Ilir Meta me sa duket e ka kuptuar se çinstalimi i pushtetit të Ramës është i pamundur, pa goditur edhe aleatin e tij më të madh:  ata 8-10 biznesmenë që ka pranë dhe me të cilët është futur në një ndarje pushteti dhe parash. Me një status të fundit, duke përmendur një nga ligjet me skandaloze të rilindjes të cilin presidenca e ktheu mbrapsht, atë për përgjysmimin e tatimit mbi dividentin në dhjetor të vitit që shkoi, ai ka dashur të tregojë se Rama është i komanduar nga interesat e oligarkëve.

Në dhjetor 2018, qeveria çoi me urgjencë në kuvend një projektligj që e zbriste tatimin mbi dividentin (pra të ardhurat që kalon në llogarine e tij çdo aksioner pasi ka paguar tatimin e fitimit dhe ka kaluar fitimin e një ndërmarrjeje në llogari të tij) nga 15% në 7%. Përveçse kjo ishte një manovër aspak e moralshme, pasi bëhej në një kohë kur pabarazitë në vend po thellohen (prandaj më të pasurit në vend që të lehtësohen nga taksat duhet të paguajnë dhe më shumë), pasi kryehej në një kohë kur qeveria pretendonte se nuk kishte para për studentët dhe banorët e Astirit, ajo ishte edhe e paligjshme.

Lexo më tej për këtë temë:

Andi Bushati: Taksat që Rama po i fal oligarkëve

Ligji i Edi Ramës nuk mjaftohej të lehtësonte taksimin për më të pasurit, por ai e shtrinte këtë edhe në vitet pararadhëse. Pra çdo biznesmeni që nuk e kishte ndarë dividentin për vitin 2015, 2016, 2017, këto para i bëheshin dhuratë përpara vitit të ri.Presidenca e ktheu mbrapsht këtë manovër skandaloze, me arsyetimin se “binte në kundërshtim flagrant me nenin 155 të Kushtetutës, i cili ndalon trajtimin e lehtësuar fiskal preferencial me efekt prapaveprues”.

Por, Rama ishte i vendosur që të prodhonte një ligj me efekt prapaveprues së faljes së taksës dhe ai e bëri këtë si një elefant në dyqanin e kristaleve.

Në pasditen e 20 dhjetorit ish kryetari i komisionit të Ekonomisë që luan rrolin e të pakorruptuarit, Erion Braçe mblodhi në mënyrë klandestine komisionin e ekonomisë, pa lajmëruar opozitën që shkonte akoma në kuvend, pa thirrur sipas rregullit juristët e presidencës që kishin bërë argumentimin e rrëzimit të ligjit dhe pa përfillur afatin 48 orësh që lihet kohë në këto raste. Ai vendosi vetëm me votat e PS, rrëzimin e dekretit të presidentit. Në ora 20 00 të po të njëjtës ditë, Taulant Balla e depozitoi ligjin në sekretarinë e kuvendit që normalisht nuk ishte më në orar zyrtar. Dhe në ora 22 00 të natës të së enjtes së 20 dhjetorit, deputetët e Edi Ramës ngritën duart për herë të dytë për të ulur dividentin nga 15% në 8% duke i falur miliona euro një grushti oligarkësh.

Skandali në parlament/ Si po i falen miliona taksa super të pasurve

Pikërisht kësaj historie skandaloze i është rikthyer këtë fundjavë Ilir Meta për të ilustruar imoralitetin arrogant të qeverisjes së Ramës dhe bashkëqeverisjen e tij me bandën e PPP-ve. Por ai ka shkuar edhe më tej. Sipas një koncepti të njohur, të shprehur më se miri në librin voluminoz  të Naomi Klein, “Doktrina Shok”, që argumenton se idhtarët e e kapitalizmit ultraliberal prodhojnë kriza të thella, për të shkatërruar shtetin dhe ligjet në mënyrë që korporatat dhe një grup të pasurish të përfitojnë sa më shumë, presidenti argumenton se kësaj pakice të pasur i intereson kaosi i sotëm institucional në Shqipëri.

Lehtësimi i oligarkëve nga taksat/ PRO dhe KUNDER

“Kësaj pakice, që nuk ka asnjë lloj ideologjie i intereson vetëm shpikja e konflikteve të pafund në mënyrë që qytetarët e Shqipërisë të zhvishen çdo ditë nga të drejtat e tyre të fituara me aq sakrifica çdo ditë dhe të kthehen skllevër në atdheun e tyre”.

Pra sipas tij pas konfliktit aktual fshihen oligarkët e Ramës. Ilir Meta ende nuk ka filluar ti përmendë ata me emra, por me sa duket ai po mendon edhe për këtë hap. E ka filluar me një propozim: le të hetohet se kush përfitoi (pra edhe kush qëndronte nga pas) nga ligji për uljen e dividentit nga 155 në 8%. Le të hetohet se kush i çoi në llogari të tij paratë e përfituara nga efekti prapaveprues që e ndalon kushtetuta. Atëherë do të jetë më e qartë se kush qëndron prapa Ramës dhe e frymëzon atë për mbajtjen gjallë të konfiktit.

©Lapsi.al



16 Comments

  1. PRESIDENTIT PO I THEM SE SOT SHKRUANTE NJE POSTIM NE RRJETET SOCIALE SE.: Pse nuk keni sy për të parë apo veshë për të dëgjuar zgjidhjen e krizës që ka dhënë një institucion që ekziston, por ia kërkoni zgjidhjen një institucioni që nuk ekziston, falë edhe paanësisë tuaj tepër të vonuar?

    Kaq të domosdoshëm e keni dështimin e çeljes së negociatave për vendin tonë në 18 tetor?

    Ju uroj një fundjavë të mbarë!POR UNE HABITEM ME ILIR METEN QE SE KA KUPTUAR RAMEN QE AI NUK E DO EUROPEN POR SERBI GREQI? DHE NENEN RUSI AI PUNON VETE QE MOS TE PRANOHET SHQIPERIA NE ISTITUCIONET EUROPIANE PER KETE SKA NEVOJ SHUME TE KERKOSH GERMOSH APO TE MEDOHESH KA 6-VJET QE VETEM HAPA PAS KA NE VJESHTEN E VITIT 2013, TI DHE EDI RAMA DUHET TI KISHI MARRE NEGOCIATAT SEPSE TI E DI POR NXORET GRISELDEN…………
    PRANDAJ KJO TREGON SE EDHE TI PRESIDENTI ILIR META O JE PJESTAR I TE KEQES SE MADHE QE I BEHET KETIJ KOMBI. OSE JE NAIV NE POLITIK DHE KE LUAJTUR TE ZGJUARIN KOTE DHE TANI E KE KUPTUAR QE RAMA NUK I DO NEGOCITA CILA DO QOFTE NGA KETA TE DYJA ESHTE E REND ILIR META?…….
    VETEM NE KETE PORTAL PER 3-4 VITE KAME SHKRUAJTUR JO ME PAK SE 1000 HER QE EDI RAMA NUK E DO EUROPEN POR NENA RUSI ESHTE ATY DHE DO JEMI DO E SHOHIM DHE DEGJOJMR KUR NJE DITE TE BUKUR PER RAMEN DHE TE ZEZE PER KOMBIN SHQIPTAR TE THOT QE NE KEMI KU TE PRANOHEMI SKEMI NEVOJ PER EU.SHBA JO SHUME LARG………….?”>….) SA GJYNAH KY KOMBE OSE PRESIDENTI SMERRKA VESHTE NGA POLITIKA OSE AI ESHTE BASHKEFAJTOR ME EDI RAMEN QE NGA VITI 2013 QE E LA DOKTORRI GATI VETEM TI MERRNIT HAPJEN E NEGOCIATAVE ..

    1. Siznologu apokaliptik duke u freskuar ne lumin e Lanes, pas nje lodhje te skajshme per te zgjidhur hallet e popullit qe e don dhe e duan shume. Sigurisht cdo shpenzim paguhet nga taksat e fukarase.

  2. Or jurovic t qifte gamori im nenen tende te stepave edhe ty bashke me te se na cave @@rin me perseritjen e percaktorit nene per nje shtet qe historikisht ka punuar per copetimin e kombit shqiptar . .SHBA ta shqyen sumen ty ,nenes tende te stepave edhe gjithe sherbetoreve te nenes tende te stepave .

  3. pergjigje te pa emrit mua me vjen keq per ty o i paemer sepse paske akoma gomare dhe me sashohem une rrinkeni bashk kullosni bashk dhe u ushqenkeni bashk sa per n… tima ti shiko te tenden e ne rregull…. ti mund te japesh mendimin per artikullin dhe ske pune me mua por malesoret vrasin vellajne per nje cop take ndersa qeveria jua merr krejt dhe ja bejne hallall. mos u merzit se dhe me keq do behet per ty por ama gomarin nuk i duhet kuaj…

  4. Siznologu apokaliptik duke u freskuar ne lumin e Lanes, pas nje lodhje te skajshme per te zgjidhur hallet e popullit qe e don dhe e duan shume. Sigurisht cdo shpenzim paguhet nga taksat e fukarase.

  5. Or jurovic ,paske shume probleme elementare me drejtshkrimin dhe shqiptimin e sakte te fjaleve shqip ,te tilla qe edhe nje femije mbi 5 vjec i lindur ketu nuk i ben . Me sa duket nuk e ke gjuhen tende por e ke mesuar ne kurs gjuhen shqipe . SHBA eshte i vetmi aleat i kombit shqiptar arberor qe e ka shpetuar nga copetimi prej rusit dhe kelysheve te tij ballkanike.

  6. PERGJIGJE .Une ne fakt mund te jem shqiptari me pro AMERIKAN DHE NE SI KOMBE SHQIPTAR I JEMI BORCLI ATI KOMBI PRA KOMBIT AMERIKA PRESIDENTIT BUSH,KLINTON BUSH DHE OBAMES NE NJE MENYRE TRAMPIT PO ASHTU UNE HABITEM SE PSE ME SULMOJNE NE KOMENTIN E PAR KUR UNE KRITIKOVA ILIR METEN DHE PERSERITA FJALET E TIJ DHE BASHKE ME METEN DHE RAMEN UNE ATY KAME THEN QE EDI RAMA NUK E DO EUROPEN DHE SHBA POR NJE DITE DO TE THOT KAME NENEN RUSI KY QE BENI ESHTE DEVIJM KOMENTI.

  7. Opinioni i Jurit eshte i sakt DHA plotesishte dakort. Por dua te shtoje se une dyshoje ne maredheniet e Metes me KryeM…… 1) ne momentin qe protestat e opozites po beheshin me te forta Meta nxori dekretin per shtyrjen e zgjedhjeve natyrisht mbasketije casti protestat kethehen ne manifestime 2) kur opozita kemnguli per pengimin e zgjedhjeve ,Meta nxori dekretin e zgjedhjeve ne dt 13 Tetor kushtu edhe kete here opozita nuk luftoje per pengimin e zgjedhjeve se nuk kishte arsye .3)zgjedhjet u bene ne 30 qershor dhe rilindja mori 61 bashkesi ora nuk u zbatua dekreti i Presidentit 4) dote komisionit qendror nuk u mblodh per regnistrimin e partive per 13 tetorin sepse Jane me leje ora nuk zbatojne dekretin e presidentit .Ne te mater rastet eshte bere puc shteteror brenda shtetit .Duke pare edhe numrin edeputeteve ne parlament Meta me te gjitha keto shkelje duhet te shperndaje parlamentin Po perse nuk e ben ?Kjo tregon se te gjitha cfar thote Meta per Ramen Jane lojra ,po bejne loje te piset kunder PD dhe Bashes .Uroje qe te jem gabim

  8. rama me ridhjersit e tij edhe nenat ,motrat,femijet e mitur po ju qijn,trafikojn,vrasin,perdhunojn,shtepit jua shkatrron te gjotha keto me ze dhe figur dhe prap ka te llpjit i pa emer,gr,malok etj qe ja qojn nenar treshe shokve te rames frrok,ndok,dosh,rosh etj.

  9. Nje hajdut me video duke i kerkuar para D.Priftit,Si nuk ka turp ky bandit,nuk ka asnje kurajo per te tjeret,Vjedhjet ne CEZ ku Meta eshte bashkehajdut tregojne “oligarkine” e ketij banditi .Vetem Shkullaku mund ta pranoje kete hajdut president,Po kush ka turp Shkullaku apo Meta,apo asnjeri?

  10. Ky eshte nje karuc qe kujton se ja ka lene babai fukara detyren e presidentit.Meta e ndjen vehten pronar te shqiperise,nje palo burre qe duhet shporrur me cdo kusht. Bushati gjithmone tallej me kete zorraxhi duke i dhene vehtes poza trimi(nje super mafioz hajdut me gjithe gruan),kurse tani sic thote Noli”hallvaxhine e pame mbret”.Shkullak ngele pa busull.

  11. Kush mendon se historia Rama me rilindjen fillon e mbaron me oligarket o asht tradhetar o naiv.

    Tu hapen syte njerezve e te ndergjegjsohen se tentakulat e ketij perbidshi mbeshteten ,sponsorizohen nga grabitqaret me te medhenj te botes.

    Historia e mijevjecareve tregon se tjeterkush duket se sundon, por ne fund vendimet merren ne qiell per veprat ne toke. Tani ne ujra ka nje keshtjelle drite. Dhe ajo nuk eshte vendosur rastesisht aty. Vetem shihni e analizoni renjet .Eshte koha e renjes dhe ka filluar kudo!

  12. Nxirini emrat e plerave se mire i bejne dhe publikut edhe ju. Ndertuesit drogaxhinjte rames horrat e ” oligarkise ” . Pra emrat e kermave shqiptare. Ato qe ne mendojme se jane qe shohim rendom. Se behet fjale me sa duket per organizata nderkombetare kriminale. Dikur berisha ka permendur nendetse qe sjellin ne pashaliman. Dhe dhe na lind e drejta ta lidhim guaidon e venezueles te zgjedhur iligalisht sipas qefit te …. me bazat ne shqiperi me nendetse me krim me drog me felliqesi. Po na jepen bazat me koncesion. Po e genjen mendja. Ketu do na kene ne shqiperi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *