• |
ide | kryesore

Shtohen dyshimet për të shkuarën e kryerilindasit te Shkodrës, Valdrin Pjetri

Arkiva, Të fundit

Ai të cilin rilindasit e njohin për kryebashkiakun e Shkodrës, ndoshta nuk e ka dëgjuar shprehjen “Po e le pa thënë, qar e ke”. Pas akuzave të Partisë Demokratike se ai duhet hetuar për gënjeshtër në formularin e dekriminalizimit pasi është dëbuar nga Italia si emigrant, ai ka deklaruar sot se është i hapur për hetimet e prokurorisë. PD, me gojën e sekretarit të saj Gazmend Bardhi, akuzoi se kur ai ka qenë emigrant në Firence në vitet 2001 – 2002, ai ka pasur një problem penal dhe kjo e ka bërë që sipas sistemit TIMS të mos ketë hyrë më në vendin fqinj, nga 2002 deri në 2010.


Edhe rilindasi Valdrin Pjetri i Shkodrës, i dënuar në Itali? (dokumenti)


Por Pjetri as nuk e ka mohuar as nuk e ka pohuar këtë. Ai nuk ka bërë as gjestin më të thjeshtë: të deklaronte psh si Elvis Roshi: “Jo nuk kam qenë kurrë as i dëbuar as i dënuar”. Ai ka preferuar të flasë pa sqaruar asgjë vetëm duke thënë se më parë duhet të flasë prokuroria: Pasi institucioni i ngarkuar nga ligji per te kryer verifikimet e kerkuara te kete kthyer zyrtarisht pergjigje, nga ana ime do kete nje prononcim publik mbi kete kerkese te z.Bardhi te bere ne emer te partise demokratike”.

©Lapsi.al

PD e akuzon se ka bërë burg, zbulohet formulari i dekriminalizimit i Valdrin Pjetrit (DOKUMENTI)

1 Comment

  1. Qelbesira dhe kurva mavi ,kudo ku jeni mblidhuni tek ridhjeresit . Kjo ishte parrulla e 2013 . Tani , drejtojne kriminelet dhe injorantet . TURP per çdo Shqiptar .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu