• |
ide | kryesore

Katy Perry akuzohet për ngacmim seksual

Paparazzi, Slider



Pak  javë më parë Katy Perry dhe labeli në të cilin ajo bën pjesë u shpallën fajtor për kopjimin e këngës së saj “Dark Horse”.

Së fundmi këngëtarja është përballur me një tjetër akuzë shumë të rëndë, këtë herë nga një model që ka marrë pjesë në këngën e Karty “Teenage Dream”. Aktori dhe modeli 38-vjeçar Josh Kloss ka rrëfyer se Perry e ka ngacmuar gjatë xhirimeve të këngës së saj. Ai ka treguar se në fillim këngëtarja ishte treguar e sjellshme, por më vonë mënyra se si fliste nuk i kishte pëlqyer aspak. Më tej ai ka rrëfyer në postimin e tij në ‘Instagram’: “Pas ditës së parë të xhirimeve Katy më ftoi në një ‘club’ striptizmi në Santa Barbara. Unë nuk pranova dhe i thashë se duhej të kthehesha në hotel për të pushuar”.

Gjithashtu Josh ka treguar se një ditë këngëtarja i kishte hequr pantallonat në sy të miqve të saj dhe se në ato momente ai ishte ndjerë shumë i turpëruar. Më pas ai ka shpjeguar se pse vendosi të fliste pikërisht në këtë moment, që kanë kaluar gati 9 vite që nga koha e xhirimeve të videoklipit. “E them këtë gjë tani sepse kultura jonë po përpiqet të provojë që meshkujt e fuqishëm janë pervers. Por edhe femrat me fuqi janë po aq të shpifura”, është shprehur modeli. Ndërsa shoqëria e këngëtares i kanë dalë asaj menjëherë në mbrojtje duke thënë se Katy Perry nuk do e bënte kurrë një gjë të tillë. Ata thonë se Josh e ka dashuruar këngëtaren dhe duke qenë se nuk mundi ta bënte për vete tashmë shpik këto histori. Megjithatë ende nuk dihet e vërteta dhe vetë Katy nuk ka reaguar akoma në lidhje me këtë çështje.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *