• |
ide | kryesore

Cristiano Ronaldo sfidon Messi e Van Dijk, për Çmimin që paraprin Topin e Artë

F1, Sport



Cristiano Ronaldo, fitues i UEFA Nations League me Portugalinë, shënuesi më i mirë i Finals e kampion me Juventus, do të sfidojë Lionel Messi (golashënuesi më i mirë i Champions, Këpuca e Artë e fitues i Liga me Barcellona) e Virgil van Dijk (man of the Match i finales së Champions League fituar nga Liverpool e në finalen e UEFA Nations League me Hollandën). Janë ata të tre kandidatët për cmimin UEFA për Futbollistin e Vitit për sezonin 2018/19.

Fituesi do të zbulohet – bashkë me fituesen për femra e lojtarët e përzgjedhur për cdo rol në UEFA Champions League – të enjten e 29 gushtit në Montecarlo me rastin e ceremonisë së shortit për fazën e grupeve të Champions. Vitin e kaluar cmimin e fitoi mesfushori i Real Madrid, Luka Modric, që më pas fitoi edhe Topin e Artë.

Tre finalistët janë zgjedhur nga një juri prej 80 trajnerësh të formuar nga teknikë të klubeve që kanë marrë pjesë në fazën e grupeve 2018/19 të Champions League (32) e Europa League (48), e nga 55 gazetarë të seleksionuar nga grupi European Sports Media (ESM) të përfaqësuar nga cdo federatë në UEFA. Anëtarët e jurisë kanë zgjedhur tre futbollistë, duke i dhënë 5 pikë të preferuarit, tre të dytit e një të tretit. Trajnerët nuk mund të votonin lojtarë të skuadrave të tyre.




1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *