• |
ide | kryesore

“Shihej gjithë kohën në pasqyrë”: Forlan e quan CR7 ‘egocentrik’

Sport



Një sezon i vetëm i kaluar së bashku (2003-04), por i ka mjaftuar Diego Forlan për të krijuar portretin e Cristiano Ronaldo. Ish-sulmuesi uruguajan, që u tërhoq nga futbolli i luajtur në javët e kaluara, në një intervistë për Mirror, ka përshkruar sjelljen e kampionit portugez në dhomat e zhveshjes së Manchester United, udhëhequr në atë kohë nga Sir Alex Ferguson. “Cristiano ishte një egocentrik, donte të ishte gjithnjë pranë pasqyrës e kalonte gjithë ditën duke u parë”, tregon 40 vjecari.

Ronaldo në Old Trafford trashëgoi fanellën numër 7, nga një legjendë e Red Devils si David Beckham: Forlan citon pikërisht Spice Boy për të evidentuar, ndryshe nga pasuesi i tij, thjeshtësinë: “Beckham ishte më natyral. Cristiano ndërrohej para pasqyrës, ishte ‘i tmerrshëm’… è në gjithcka më i ndërtuar. Beckham dilte i parregulluar dhe ishte mirë gjithësesi, CR7 nuk e kam parë kurrë të parregulluar”. Por në kohët e rrjeteve sociale, prvec zotëisë, imazhi luan një rol të rëndësishëm dhe sulmuesi i Juventus e di mirë…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *