• |
ide | kryesore

I vunë armën në kokë të birit, blindohet shtëpia e deputetit Spartak Braho (FOTO)

Lajme, Të fundit



Policia ka marrë masa për ruajtjen e familjes së deputetit të Partisë Socialiste, Spartak Braho, pas lajmit se dy djemtë e tij, Kreshniku dhe Arbri, janë kërcënuar me armë nga Lejden Kadilli, një personazh mjaft i lakuar në botën e krimit në Durrës.

Sikurse shihet edhe nga fotot e siguruara, në banesën e Brahos janë vendosur efektivë policie, të stacionuar aty pa ndërprerje për të garantuar sigurinë e familjes së legjislatorit.

Kujtojmë se ishte Ish-kryeministri Sali Berisha ishte i pari që bëri publike ndodhinë, që më pas u konfirmua edhe nga njoftimet e Policisë së Durrësit.

Në njoftimin e parë, bëhet me dije se është shpallur në kërkim dhe po punohet  për kapjen e shtetasit  me iniciale L.K., 26 vjeç, banues në Durrës, pasi për motive të dobëta dyshohet se ka kanosur me armë zjarri dhe i ka thyer xhamat e 2 mjeteve shtetasit K.B., 35 vjeç, banues në Durrës

Durrës/ Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës kanë shpallur në kërkim dhe po punojnë për kapjen e shtetasit L.K., 26 vjeç, banues në Durrës  pasi për motive të dobëta dyshohet se ka kanosur me armë zjarri dhe i ka thyer xhamat e 2 mjeteve shtetasit K.B., 35 vjeç, banues në Durrës.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale ” Kanosja “, ” Shkatërrimi i pronës ” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve , armëve shpërthyese dhe e municionit” parashikuar në nenet  84, 150 dhe 278 të Kodit Penal”, shkruhet në këtë njoftim, por inicialet nuk përputhen me emrin që përmend Berisha në postim e tij.

Në këtë komunikatë shkruhet se është kanosur me armë zjarri shtetasi me inicialet K.B., ndërsa denoncimi i Berishës i referohet djalit tjetër të deputetit, Arbër Brahos. Pra, sipas këtij versioni, mund të arrihet në përfundimin se Arbër Braho, ka shkuar për t’u hakmarrë ndaj autorëve të atentatit që është bërë ndaj vëllait të tij, Kreshnikut.

Ky aludim vërtetohet në njoftimin e dytë të Policisë, ku shkruhet: “Durrës/Më datë 19.08.2019 filloi procedimi penal për shtetasin A.B., 38 vjeç, banues në Durrës, sepse më datë 18.08.2019, në lagjen Nr. 4 Durrës, pas një konflikti për motive të dobëta ka goditur me sende të forta shtetasit A. K., 58 vjeç, dhe L.K., 30 vjeç duke i shkaktuar dëmtime trupore. Neni 89 i K.P.”.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 



3 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *