• |
ide | kryesore

“Me prostitutë e i droguar?”: Caniggia i përgjigjet bashkëshortes, “ke nevojë për terapi”

Sport



Ka qenë mjeshtër i kundërsulmit si lojtar, por Claudio Caniggia nuk e ka humbur sensin edhe tani. Ish-sulmuesi i Argjentinës është përgjigjur menjëherë akuzave të rënda të bashkëshortes së tij Mariana Nanis, që bënë xhiron e botës, të thënë në transmetim tv: “Unë nuk jam ndarë nga im shoq. Ai shkon me një prostitutë, një të toksikuar që e mban të droguar gjithë ditën. Do përfundojnë të gjithë në burg. Sipas asaj që bën të ditur Infobae, Caniggia ka vendosur të tregojë versionin e tij përmes rrjeteve sociale.

“Ky është një moment i dhimbshëm. Për mua e për fëmijët. E dua të mendoj që edhe për nënën e tyre ky tip ekspozimi mediatik i turpshëm që po promovon, nuk është i pëlqyeshëm. Këndvështrimi im ka qenë gjithnjë ky, absolutisht transparent. Nuk kam asgjë për të fshehur. Kam punuar dhe kam ecur përpara gjithnjë me të njëjtën mënyrë. Më vjen keq që një dashuri e madhe të përfundojë në një shoë grotesk, në të cilin nuk kam ndërmend të marr pjesë”. Por mesazhi i Caniggia nuk mbyllet këtu, e merr një ton më pak xhentil ndaj gruas së tij.

“Ndoshta për këtë besoj se është e nevojshme të kuptoj se cfarë i ka ndodhur me ndihmën e një specialisti. Për të kuptuar se cila kthesë emocionale i prishi stabilitetin psiqik dhe e bën të sillet në një mënyrë kaq të dhimbshme për fëmijët e saj e për mua. Është një arsyetim shumë i thjeshtë, që lind nga opinioni i përbashkët i të gjithë atyre që na njohin. E është konkluzioni ku arrijnë të gjithë ata që asistojnë nga jashtë në këtë spektakël patetik”. Me pak fjalë, Caniggia i këshillon së shoqes të bëjë terapi … “Ndoshta puna e atyre që e njohin mirë mendjen njerëzore mund të japë një përgjigje. E përtej kësaj, unë do të vazhdoj të jem i njëjti e të sillem si gjithnjë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *