• |
ide | kryesore

Rebeli Cantona nderohet nga UEFA: “Njeriu i pakompromis, që thotë atë që mendon”

Sport



Eric Cantona, ish-simboli rebel i Manchester United, sipas asaj që bën të ditur AS, do të marrë nga presidenti Ceferin, UEFA President’s Aëard, në rastin e shortit të fazës së grupeve të Champions League. Cmimi, i krijuar në 1998, është një mirënjohje për rezultatet e jashtëzakonshme, shkëlqim profesional e cilësi njerëzore të vecanta. Gjatë viteve, me këtë cmim, janë vlerësuar Paolo Maldini, Alfredo Di Stefano, Gianni Rivera, Johan Cruijff e Francesco Totti. Ndërsa edicioni 2019, do të vlerësojë revolucionarin e topit. Një që, sic shpjegon Ceferin, është përpjekur të bëjë diferencën jo vetëm në fushë.

“Ky cmim nuk është vetëm një mirënjohje për karrierën e tij si futbollist i nivelit të lartë, por edhe persononin që ai është. Një njeri që nuk bën kompromise me askënd, që mbron vlerat e tij, që thotë gjithnjë atë që mendon e, në vecanti, vë veten për të mbështetur cështjen në të cilat beson”. Pas tërheqjes, Cantona ka qenë protagonist i shumë video zbavitëse në të cilat flet për futbollin modern, por është përfshirë edhe në fushatat sociale, në ndihmë të personave me më pak fat. E pasi pushtoi Anglinë (gjë që, duke qenë francez nuk është e thjeshtë), tani King Eric…merr gjithë Europën.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *