• |
ide | kryesore

(FOTO) Kush është Santiago Malko, ish-polici që u ekzekutua me breshëri plumbash

Lajme, Të fundit



“Lapsi.al” ka siguruar një foto të 26-vjeçarit Santiago Malko, ish-policit që u ekzekutua mbrëmjen e djeshme me 10 plumba në zonë e Xhamllikut në Tiranë.

Sikurse është raportuar më herët bazuar në njoftimet e Policisë, Malko ka qenë duke udhëtuar me automjetin e tij tip “BMË X5”, kur një furgon me ngjyrë të bardhë i ka zënë pritë e ndërsa dy persona e qëlluan me breshëri kallashnikovi nga një automjet tip “Mercedez Benz”. Ish-polici për pasojë ka humbur drejtimin e mjetit që është përplasur me murin e një lavazhi.

Më pas atentatorët i janë afruar automjetit të Malkos, për të qëlluar ish-efektivin me plumb në kokë, duke e lënë të vdekur në vend. Pak orë pas ekzekutimit mafioz, në një makinë të djegur në Ferraj  u gjet edhe një armë e llojit kallshnikov, që dyshohet se u përket autorëve.

Ndërkohë, Policia ka identifikuaur një prej personave që dyshohet se mori pjesë në atentat, shtetasin me iniciale D.A., i cili është shpallur në kërkim. Paralelisht, ditën e sotme janë shoqëruar 10 persona që dyshohet të kenë lidhje me atentatin ndaj ish-efektivit.

26-vjeçari” ishte pjesë e bandës së Ervis Martinajt, i njohur ndryshe si “bosi” i lojërave të fatit. Malko ka qenë i përfshirë në ngjarjen e 4 tetorit të 2018-s, kur ndodhi vrasja e Fabian Gaxhës në zonën e ish-Bllokut, pas një përplasjeje me armë.

Gjithashtu, ish-polici i vrarë është përfshirë në një sherr me dy vëllezërit Lashi në vitin 2016 për një borxh prej 1 mijë eurosh.

Malko kishte përfunduar kursin për Patrullë të Përgjithshme dhe ka qenë pjesë e kësaj strukture në Policinë e Tiranës vetëm për 3 muaj, nga ku u tërhoq vullnetarisht.

 

 

 



6 Comments

  1. Ne cfare vendi te botes polici ka biznes o dangall, vetem nese merret me droge apo me pislliqe te tjera. Boll i justifikuat keta kriminele me uniforme. Shifeni ne fytyre se cfare malli eshte. Imagjino qe para 3 vjeth ka dashur te vrase dmth kur ka qene 23 vjec

  2. ky agoja tha po besoj se allafi se ai te fal
    allafi te fal po njerezit jo
    nuk ka pse ti vije keq njeri per nje gjobaxhi
    ajo qe na duhet te bejme te mendojme eshte si ka mundesi nje kriminel si ky kishte kartele penale te bardhe kur hyri ne akademi
    Per me shume jane maloke, kane qe nga 1990 qe bejne 2 pune o polic o mafjoz o te dyja bashke

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *