• |
ide | kryesore

Ekzekutimi mafioz/ Telefonata që mund t’i ketë paralajmëruar vdekjen ish-policit (DETAJE)

Lajme, Të fundit



Detaje të reja janë zbuluar nga ekzekutimi mafioz i ish-policit, 26-vjeçarit Santiago Malko, i cili mbeti i vrarë pas një sulmi me breshëri plumbash dy ditë më parë në zonën e Xhamllikut në Tiranë.

Mësohet se gjatë kontrollit të ushtruar në automjet e Malkos, Policia nuk ka gjetur asnjë send të paligjshëm, por me rëndësi në gjetjen e indicieve të radhës për zbërthimin e krimit, janë dy aparatët celularë të viktimës, tashmë të sekuestruar për të zbardhur komunikimet e tij të fundit.

Po ashtu, Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë të lavazhit afër vendngjarjes, që ndihmuan në zbardhjen e plotë të dinamikës së krimit.

Sikurse është raportuar më herët bazuar në njoftimet e Policisë, Malko ka qenë duke udhëtuar me automjetin e tij tip “BMW X5”, kur një furgon me ngjyrë të bardhë i ka zënë pritë e ndërsa dy persona e qëlluan me breshëri kallashnikovi nga një automjet tip “Mercedez Benz”. Ish-polici për pasojë ka humbur drejtimin e mjetit që është përplasur me murin e një lavazhi.

Dyshohet se në momentin kur automjeti ka ndaluar, 26-vjeçari ka marrë një telefonatë. Më pas atentatorët i janë afruar veturës të Malkos, për të qëlluar ish-efektivin me plumb në kokë, duke e lënë të vdekur në vend. Pak orë pas ekzekutimit mafioz, në një makinë të djegur në Ferraj  u gjet edhe një armë e llojit kallshnikov, me targa false dhe i vjedhur në Qarkun e Lezhës një vit më parë, që u përkiste autorëve.

Ndërkohë, Policia ka identifikuaur një prej personave që dyshohet se mori pjesë në atentat, shtetasin me iniciale D.A., i cili është shpallur në kërkim. Paralelisht, ditën e djeshme u shoqëruan dhjetra persona që dyshohet të kishin lidhje me atentatin ndaj ish-efektivit.

26-vjeçari” ishte pjesë e bandës së Ervis Martinajt, i njohur ndryshe si “bosi” i lojërave të fatit. Malko ka qenë i përfshirë në ngjarjen e 4 tetorit të 2018-s, kur ndodhi vrasja e Fabian Gaxhës në zonën e ish-Bllokut, pas një përplasjeje me armë.

Gjithashtu, ish-polici i vrarë është përfshirë në një sherr me dy vëllezërit Lashi në vitin 2016 për një borxh prej 1 mijë eurosh.

Malko kishte përfunduar kursin për Patrullë të Përgjithshme dhe ka qenë pjesë e kësaj strukture në Policinë e Tiranës vetëm për 3 muaj, nga ku u tërhoq vullnetarisht.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *